Pse lindja e Muhammedit a.s. është festë e madhe?

910

Sejjid Muhammed el-Malikij

Është e vërtetë se në Islam i kemi vetëm dy festa, Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin, mirëpo, dita e Lindjes së Bekuar ﷺ është më e vlefshme, më e madhe dhe më madhështore se Bajrami, sepse Bajrami vjen vetëm një herë në vit, kurse festimi i Lindjes së Bekuar ﷺ , përmendja e emrit të tij, mësimi i porosive dhe jetës së tij të ndritur duhet të jenë të përhershme, të vazhdueshme, e jo të kufizuara në kohë.

Duhet të kujtojmë se ai që na solli Bajramet, festat dhe çdo gjë të shenjtë është Profeti ynë i dashur, prandaj sikur mos të lindte Profeti ﷺ nuk do të kishte Shpallje, nuk do të zbriste Kuran, nuk do të kishte as Isra e Miraxh, as Hixhret, as Bedër e as çlirim të Mekës, ngase që të gjitha këto kanë lidhje me Profetin tonë, Hazreti Muhammedin ﷺ.

(Islampress)