Nëntë fakte rreth kodrës Thevr ku merimanga thuri rrjetën:
1. Kodra Thevr është një mal në të cilin gjendet shpella ku ishin fshehur Pejgamberi (savs) dhe Ebu Bekri (r.a.) tri ditë e tri net nga ndjekja e mushrikëve gjatë hixhretit nga Meka në Medinë.
2. Pejgamberi (savs) dhe Ebu Bekri (r.a.) kur mbërritën në shpellë, Ebu Bekri (r.a.) së pari e pastroi vendin. Aty i gjetën disa vrima, të cilat menjëherë i mbyllën me rroba. Kështu ata qëndruan në shpellë, ku Pejgamberi savs fjeti në prehër të Ebu Bekrit (r.a.).
3. Derisa Pejgamberi (savs) po flinte, diçka e kafshoi Ebu Bekrin (r.a.). Ai ndjeu shumë dhimbje, por nuk lëvizi në mënyrë që mos ta zgjonte Pejgamberin (savs). Kur u zgjua, Pejgamberi (savs) e vërejti se Ebu Bekri (r.a.) ishte në dhimbje, andaj me pështymën e tij të bekuar ia leu vendin e kafshimit dhe dhimbjet përnjëherë i pushuan sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
4. Tri net radhazi, Pejgamberi (savs) dhe Ebu Bekri (r.a.), qëndruan në shpellë dhe u fshehën aty.
5. Djali i Ebu Bekrit Abdullahu (r.a.), gjatë natës vinte deri te shpella, ndërsa në Mekë kthehej në mëngjes. Ai çdo natë vinte në kodrën Thevr dhe e informonte Pejgamberin (savs) dhe Ebu Bekrin (r.a.) mbi aktivitetet e kurejshëve, ndërsa kurejshët nuk kishin asnjë ide se ku ishin ata.
6. Shërbëtori (skllavi) i Ebu Bekrit (r.a.) e sillte kopenë para shpellës, në mënyrë që Pejgamberi (savs) dhe Ebu Bekri (r.a.) të mund të pinin qumësht të freskët.
7. Allahu i Plotfuqishëm, e urdhëroi merimangën që në hyrje të shpellës ta thurë rrjetin, si dhe i dërgoi dy pëllumba që para hyrjes ta ndërtojnë folenë, ashtu që kur t’i shohin mushrikët, të mendojnë se aty brenda nuk gjendet askush.
8. Kur ndjekja e kurejshëve erdhi afër shpellës, Ebu Bekri (r.a.) u frikësua për sigurinë e Pejgamberit (savs). Mirëpo, Pejgamberi (savs) e qetësoi duke i thënë se Allahu është me ata të dy.
9. Pasi që e panë rrjetin e merimangës dhe folenë, kurejshët konkluduan se askush nuk ishte në shpellë dhe u kthyen. Pas tri ditësh të qëndrimit në shpellë Pejgamberi (savs) dhe Ebu Bekri (r.a.) vazhduan rrugën e hixhretit për në Medinë.
Përshtati: Miftar Ajdini