Kjo është pija që ua largon menjëherë dhimbjen e lukthit

1285

Një recetë e përbërë nga xhenxhefili dhe mjalti i shtëpisë, ku bëhet fjalë për një kombinim i cili ka ndikim pozitiv në apetit, lehtëson dhimbjet e lukthit, e rrit imunitetin, por ka edhe dobi të tjera.

Kombinimi i xhenxhefilit dhe mjaltit forcon dhe mbron lukthin, e nëse këtë kombinim e përdorni rregullisht, atëherë do t’ju kalojë përgjithmonë dhembja në lukth.

Organizmi juaj do të pastrohet, e metabolizmi do të përshpejtohet, prandaj ky kombinim iu preferohet edhe personave që janë në dietë.

Për përgatitjen e kësaj pijeje ju nevojiten 2-3 xhenxhefila të mëdhenj dhe mjalti i shtëpisë.

Xhenxhefilin duhet ta gërryeni, e më pas ta shtrydhni. Lëngun e fituar e përzieni në sasi të njëjtë me mjaltin. Është me rëndësi që përbërësit t’i përzieni mirë, derisa ta fitoni një tretësirë me densitet të njëjtë. Këtë pije preferohet që ta pini para dreke, apo para kafjallit.