Dhënia e dorës dhe thënia “All-llahu kabull” pas namazit

900

Dhënia e dorës pas mbarimit të namazit është një akt i pëlqyer, por nuk është i detyrueshëm. Vlera është edhe më e madhe kur personat nuk kanë mundur ta përshëndesin njëri-tjetrin para se të falin namazin. Duke u përshëndetur dhe duke ia dhënë dorën njëri-tjetrit shtohet dashuria dhe fuqizohet afërsia ndërvëllazërore.

Pas dhënies së dorës bëhet dua dhe lutje që All-llahu xh.sh. ta pranojë namazin dhe dhikret e bëra, ndërsa dihet fakti se duatë pranohen pas faljes së namazit.

Ber’a ibn Azib r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur dy muslimanë takohen dhe i japin dorën njëri-tjetrit, atyre u fshihen mëkatet e vogla.” (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).

Imam Neveviu dhe Izuddin ibn Abdus-selam thonë: “Përshëndetja me anë të dorës pas namazit është një risi e mirë, e lejueshme.”

____________________
Burimi: “Pitanja i odgovori o namazu”
Autor: Asmir-ef. Crnovršanin
Përktheu: Mehas Alija

(Islampress)