A lejohet të jetohet në një shtet jomusliman?

1129

Pyetje:

Esselamu alejkum!

A është mëkat për një musliman i cili vendos të jetojë në një shtet ku shumica e banorëve të tij janë jomusliman, gjegjësisht të krishterë?

Përgjigjja:

Alejkum selam!

Përderisa keni mundësi që lirshëm t’i përmbushni dhe t’i praktikoni obligimet e juaja fetare, mund t’i ruani vlerat dhe keni mundësi që t’i edukoni fëmijët tuaj si muslimanë, atëherë nuk ka ndonjë mëkat nëse jetoni në një mjedis të tillë. Në të kundërtën, bartni përgjegjësi në qoftë se ju dhe pasardhësit tuaj largohen nga Rruga e drejtë. Ju duhet, për çdo rast, t’i ruani edhe më tutje lidhjet e juaja me vendlindjen.

Muftiu i Sarajevës, Dr. Enes Ljevakoviç

Fetve-i emini i Akademisë për Fetva pranë BI të Bosnjës

Përktheu: Mehas Alija