Pyetje:
Kam dëgjuar se është e ndaluar ose ndoshta e papëlqyeshme të falësh namaz me rroba që janë fituar në mënyrë haram. Çfarë duhet të bëjmë nëse dikush na dhuron rroba të tilla, natyrisht nëse jemi të sigurt që janë fituar në mënyrë të pandershme?
Përgjigje:
Është e lejuar të falësh namaz me rroba që janë marrë si dhuratë, pavarësisht se si i ka fituar pronari i mëparshëm, përveç nëse dihet me siguri që ai i ka vjedhur ose i ka uzurpuar ato. Për ligjshmërinë e fitimit të pasurisë është përgjegjës pronari – dhuruesi, dhe jo ai që e ka marrë dhuratën.
______________
Dr. Ahmed Purdic, fetve-emini i Bashkësisë Islame të Bosnjës
Përktheu: Mehas Alija
(Islampress)