Në suren Shuara thuhet: “Në
Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që
vjen me zemër të pastër tek Allahu!”, “Atë ditë Xheneti do t’u afrohet
besimtarëve të devotshëm, ndërsa Xhehenemi do t’u...
Muslimanët e Irakut qëndruan duke i shikuar Tatarët se si e pushtonin dhe shkatërronin Horasanin, duke vrarë miliona muslimanë aty, dhe nuk e lëvizën as gishtin për t'i ndihmuar vëllezërit e tyre. Ata preferuan më shumë “sigurinë” dhe vendosën të ndjekin rrugën e paqes me Tatarët. Vetëm dy vite më vonë, Tatarët erdhën edhe tek ata, vranë më shumë se një milion njerëz në Bagdad dhe e dogjën atë plotësisht.
Edhe tani, pas një ecjeje të gjatë të njerëzimit, e shikoj veten dhe ata që më rrethojnë, dhe shoh një ngjashmëri të afërt mes armiqve të Muhamedit (savs) dhe armiqve të Islamit në gjeneratat e para dhe ato të sotme. Ndërsa në të njëjtën kohë, shoh vetëm një ngjashmëri të largët, madje një dallim të madh, mes pasuesve të Muhamedit (savs) në gjeneratat e para dhe në ato të sotmet.