Disa rregulla esenciale për edukatën në xhami

2316

Mufti Muhammed Teki Usmani

Ja disa rregulla esenciale mbi të sjellit në xhami:

1. Ndërsa hyn në xhami me këmbë të djathtë thuaje duan (lutjen) në vazhdim:

بِسْمِ اللَّهِِ، وَالصَّلاَةُ وَالسَّلاَمُ عَلَى رَسُولِ اللَّهِِ، اَللَّهُمَّ افْتَحْ لِي أَبْوَابَ رَحْمَتِكَ♦

“Bismil-lah, ves-salatu ves-selamu ala resulil-lah, All-llahumme iftah li ebvabe rahmetik”, që përkthehet:

“Me emrin e Allahut, përshëndetjet dhe shpëtimi qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

O Zoti im, m’i hap dyert e mëshirës Tënde!”

2. Menjëherë, sapo të hysh në xhami, bëj nijjet se ‘unë do të jem në I’tikaf për sa kohë të jem në xhami’. Duke vepruar kështu mund të shpresohet, Insha Allah, edhe për shpër-blimin shpirtëror të I’tikafit (pra, mund të përfitosh sevabe, Insha Allah, sikur të qënd-rosh vërtet në I’tikaf – shën. i përkth.).

3. Pas kësaj, shko dhe ulu në saffin (rreshtin) e parë, meqë kjo është më së miri. Por, nëse ai është mbushur tashmë, ulu aty ku të shohësh hapësirë në saffat në vazhdim nga i pari. Mirëpo, që të kalosh përpara duke iu kërcyer njerëzve mbi afë e duke i shtypur, pra duke i penguar, nuk është e lejueshme.

4. Nuk duhet që t’i përshëndesësh e t’iu japësh selam atyre që tashmë gjenden në xhami dhe janë të zënë duke bërë Dhikr (përmendje të Allahut, Azze ve Xhel-l) ose duke kënduar Kur’an. Megjithatë, nëse dikush nuk është duke bërë diçka nga ato që i përmendëm dhe shikon thjesht nga ti, atëherë nuk ka ndonjë gjë të keqe nëse e përshëndet me selam.

5. Nëse ke për të falur në xhami namaz që është sunnet ose nafile (vullnetar), atë-herë zgjidh një hapësirë ku mundësia që të kalojnë njerëz para teje është sa më e vogël. Disa fillojnë të falen në saffat e fundit, ndër-sa ka hapësirë të mjaftueshme më përpara dhe vendi mbetet i zbrazur. Për shkak të këtij veprimi të tyre, bëhet e vështirë që të tjerët të kapërcejnë e të dalin para, kështu që iu duhet të shkojnë tërthorazi e tërthorazi, në mënyrë që të arrijnë tek hapësirat e zbrazëta. Falja e namazit në këtë mënyrë është mëkat në vetvete, meqë mund të ndodhë që dikush të kalojë e të dalë përpara atij që fal namazin në këtë mënyrë, kështu që mëkati i atij që kalon përpara atij namazliu do të bartet edhe tek namazliu i tillë.

6. Pasi të hysh në xhami dhe sheh se ende ka kohë deri tek hyrja e kohës së nama-zit, para se të ulesh fali dy rek’at-e(reqatë) namaz me nijjetTehijjetul-           -Mesxhid (d.m.th., në shenjë respekti dhe përshëndetje ndaj xhamisë). Kjo ka vlerë          të madhe. Nëse nuk ka kohë për këtë gjë,     mund të kombinosh nijjetin e këtij namazi me namazin sunnet (pra mund ta falësh sun-netin, duke përfshirë edhe nijjetin për namaz  respekti ndaj xhamisë – shën. i përkth.).                E nëse nuk ka kohë edhe për faljen e nama-zin sunnet, meqë sheh se xhemati tashmë është ngritur, atëherë ky nijjet mund të kombinohet edhe me nijjetin e atij namazi farz.

7. Gjersa rri ulur në xhami, bëj sa më shumë Dhikr, veçanërisht thuaje me për-kushtim kelimen (d.m.th., fjalët) në vazhdim:

سُبْحَانَ اللَّهِِ وَالْحَمْدُ لِلَّهِ وَلاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَاللَّهُ أَكْبَرُ ♦  

“Subhanall-llahi vel-hamdu lil-lahi ve la ilahe il-lall-llahu vall-llahu ekber”, që përkthehet:

“I Lartësuar është Allahu dhe Allahut i takon i tërë falënderimi dhe lavdërimi. Nuk ka zot përveç Allahut dhe Allahu është më i Madhi.”

8. Mos u merr me llafe e muhabete jo të nevojshme brenda në xhami dhe mos bëj diçka që mund t’i pengojë e shqetësojë ata të cilët bëjnë ibadet aty, pra që falen, bëjnë Dhikr apo lexojnë Kur’an.

9. Nëse xhemati është gati për namaz, atëherë mbushi saffat e parë nëse ka hapësirë aty. Pra, nëse ka zbrazëtirë në saffat e parë, nuk lejohet që të rrish e të falesh në saffat e pasmë.

10. Nga koha kur Imami ngjitet në Mimber për të mbajtur Hutben e xhumasë e deri në fund të namazit të xhumasë nuk lejohet që as të flitet, as të falet namaz e as të jepet selami ose të pranohet. Por edhe nëse dikush fillon të flasë gjatë kësaj kohe, po ashtu nuk është e lejueshme që t’i thuhet të mbajë qetësi, d.m.th., t’i tërhiqet vërejtja.

11. Gjatë Hutbes ulu siç ulesh kur e kën-don Ettehijjat-in në namaz, pra në gjunjë. Disa, gjatë pjesës së parë të Hutbes, i lidhin duart kryq, ndërsa gjatë pjesës së dytë të saj i vendosin mbi kofsha. Kjo metodë është e pabazë. Gjatë gjithë kohës së mbajtjes së Hutbes duart duhen mbajtur mbi kofsha.

12. Përmbahu nga çdo gjë që mund të përhapë aromë të keqe dhe të kundërmojë në xhami ose që mund t’i pengojë dikujt.

13. Nëse e sheh që dikush po bën ndonjë veprim jo të mirë ose jo të pëlqyeshëm, atë-herë, pas faljes së namazit, tërhiqja vërejtjen me qetësi dhe butësi. Largohu plotësisht nga kritika ose qortimi i hapur ndaj tij, si dhe nga grindja me të.

14.  Dil nga xhamia me këmbën e majtë duke thënë duanë në vazhdim:

 بِسْمِ اللَّهِِ، وَالصَّلاَةُ وَالسَّلاَمُ عَلَى رَسُولِ اللَّهِِ، اَللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ                 ♦

“Bismil-lah, ves-salatu ves-selamu ala resulil-lah, All-llahumme inni es’eluke min fadlik”, që përkthehet:

“Me emrin e Allahut, përshëndetjet dhe shpëtimi qofshin mbi të Dërguarin e Allahut! O Zoti im, të lutem të më japësh prej të mirave të Tua!”

Përktheu nga gjuha angleze:
Daim Abazi