Izraeli sulmon bazat ushtarake të Iranit në Siri

696

Forcat izraelite kanë kryer sulme ndaj bazave ushtarake të Iranit në Siri për të parandaluar sipas tyre një sulm të planifikuar me dron nga Irani. Ushtria e Izraelit tha se përmes sulmeve ajrore ka parandaluar një sulm që do të realizohej me dron vrasës. Ndërkohë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, vlerësoi  operacionin e ushtrisë.

Besohet se Izraeli ka kryer qindra sulme në Siri që nga fillimi i luftës civile në këtë shtet në vitin 2011 në përpjekje për t’ia pamundësuar Iranit shtrirjen e ndikimit në këtë vend.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se këto sulme kishin target  forcat speciale iraniane, të njohur si “kudsët”, në Aqraba, qytet që shtrihet në juglindje të kryeqytetit të Sirisë, Damaskut.

Në anën tjetër, një burim i ushtrisë siriane tha se sistemi i mbrojtjes ajrore i ka hetuar raketat që vinin drejt afërsisë së Damaskut. “Sulmi ka marrë menjëherë kundërpërgjigje dhe shumica e raketave të armikut janë shkatërruar para se të arrinin në targetin”, tha ky burim.

BalkanWeb