Ministri francez i arsimit e ndalon shkollimin e vajzave muslimane me shami…

359

Ministri francez i arsimit e ndalon shkollimin e vajzave muslimane me shami, kurse e mbron të drejtën e tij homoseksuale

Shkruan: Edhem Sherkavi

Javën e kaluar shkollat ​​në Francë hapën dyert, por jo për të gjithë nxënësit. Në fakt, vendi i lirive njerëzore, siç paraqitet, ka vendosur t’i mbyllë dyert e shkollave të tij për nxënëset që mbajnë shami. Zyrtarët policorë qëndruan në dyert e shkollave për ta zbatuar vendimin e ministrit të arsimit, Gabriel Attal, i cili është homoseksual dhe jeton në të ashtuquajturën bashkësi civile me partnerin e tij, përndryshe këshilltar i presidentit francez, Stéphane Séjourné.

Nëse kjo është situata në dyert e shkollave, atëherë çfarë po ndodh brenda shkollave?! Nëse një vend si Franca ushtron presion dhe diskriminim për shkak të një cope pëlhure në kokë, atëherë çfarë mendoni se u mëson mendja në kokë?!

Është qesharake dhe trishtuese që ministri i arsimit e arsyetoi këtë vendim racist duke thënë se bëhet fjalë për ruajtjen e identitetit laik të shtetit. Ministrit të arsimit duket se i ka munguar fakti që laicizmi bazohet në idenë se nuk ka fe shtetërore, por që qytetarët kanë të drejtë të besojnë atë që duan dhe të praktikojnë lirisht fenë e tyre, me kusht që të mos ofendojnë apo dëmtojnë të tjerët.

Atëherë, ku është laicizmi në këtë vendim?! Kjo është thjesht luftë kundër Islamit dhe asgjë tjetër. Një vend që pretendon se i mbron liritë dhe i konsideron ato të shenjta – madje edhe kur ato liri janë paraqitje e neveritshme dhe fyese i pejgamberit Muhamed (paqja qoftë mbi të), i cili ndiqet nga gati dy miliardë njerëz – është kthyer kundër vetvetes dhe e ka ndaluar shaminë në shkollat ​​e saj edhe pse shamia nuk dëmton as nuk e ofendon askë.

Imagjinoni se çfarë do të thoshin mediat në Francë sikur një shtet musliman ta kthente një murgeshë nga aeroporti dhe ta pengonte të hynte, sepse është e veshur me veshje murgeshe, për ta ruajtur identitetin e vendit musliman. Pa dyshim, se ata këtë vendim do ta përshkruanin si racizëm, prapambetje dhe ekstremizëm.

Ndërsa, sa i përket vajzave të cilave u mohohet shkollimi për shkak se mbajnë shami, ato e quajnë atë mbrojtje të shoqërisë. Atëherë pse shamia e gruas muslimane është e rrezikshme dhe çfarë do të thoshin mediat franceze, nëse një vend arab vendos të ndalojë hyrja e nxënëseve në shkolla pa shami në mënyrë që të ruhej identiteti i shoqërisë?!

Në Kupën e Botës, ne u akuzuam për ekstremizëm, racizëm dhe prapambetje, sepse ne i penguam manifestimet e shthurjes, kurse ata e quajnë qytetërim dhe përparim ndalimin e arsimimit për vajzat me shami.

Populli ynë (arab) ende shkon në atë vend me fëmijët e tij, duke menduar se është një oaz dhe strehë e sigurt që do t’i presë, do t’u japë shtëpi, rrogë mujore dhe paqe, ndërsa në fakt, ata i shesin fëmijët e tyre për strehim dhe një copë bukë. Një musliman që është në gjendje të jetojë në vendin e tij, edhe pse me vështirësi, e ka tradhëtuar besimin e vet nëse me fëmijët e tij shkon në Francë në kërkim të luksit.

Përkthim: Miftar Ajdini