Ka pjesë të namazit të cilët janë të ngjashëm dhe nuk bëjnë asnjë dallim midis gruas dhe burrit, sa i përket namazit. Mirëpo, ka edhe disa dallime të vogla, sidomos në formë.
Forma e namazit të gruas, gjithsesi, që dallon paksa nga forma e namazit të burrit.
Ja cilët janë dallimet e namazit të gruas që falet vetëm. Për shembull:
Së pari mbulohet trupi, prej kokës deri te këmbët. Vetëm duart dhe fytyra mbeten të pambuluara. Suret dhe duatë që do t’i këndojë në namaz, janë sikur te namazi i mashkullit që falet vetëm. Ndërsa pjesët që ndryshojnë janë këto:
a.) Duart nuk i ngre si meshkujt te veshët. Duke i çuar duart në lartësinë e supeve, gruaja e bën nijet, merr tekbir, i lidh duart mbi gjoks, dhe fillon namazin.
b.) Në ruku nuk qëndron plotësisht drejtë.
c.) Në sexhde bërrylat i shtrinë për toke.
ç.) Në Et-tehijjat, ulet mbi kofsha. Domethënë, këmba e djathtë dhe e majtë janë të drejtuara në anën e djathtë, dhe ulet mbi të majtën.
Për gratë, forma më e lehtë për t’u mbuluar mirë në namaz, është një shami e gjerë që do t’i mbulojë edhe duart, me një fund të gjatë dhe të gjerë, që do t’i mbulojë edhe këmbët.