Cili është qëndrimi fetar në lidhje me mbylljen e dyerve të xhamisë gjatë ditës dhe natës?
Përgjigjja:
Është e papëlqyeshme që të mbyllen dyert e xhamisë, sepse një gjë e tillë mund t’i pengojë njerëzit nga të falurit. Megjithatë, nuk ka asgjë të keqe që xhamia të mbyllet jashtë kohëve të namazit, nëse ekziston frika se mund të vidhen gjërat dhe objektet me vlerë. Po ashtu, nuk ka asgjë të keqe nëse xhamia zbukurohet me gips, dru dhe bojëra të arta.
(Libri: Manual i fikhut hanefi, Imam Merginani, fq. 197.)