Slloveni: Hapja e xhamisë në Lubjanë pas Ramazanit

2353

Qendra Kulturore Myslimane me xhami në Lubjanë ka marrë leje përdorimi, konfirmoi për ‘Preporod-in’ myftiu i Lubjanës, Nexhad Grabus. Hapja e xhamisë pritet të jetë pas muajit të Ramazanit në vitin 2020.

Ju kujtojmë se iniciativa e parë për ndërtimin e një xhamie në Lubjanë ishte më 21 maj 1969. Kërkesa zyrtare e Bashkësisë Islame iu dërgua institucioneve përgjegjëse në Lubjanë nga Reisul-ulemai i atëhershëm, Sulejman ef. Kemur.

Në vitin 2008, Bashkësia Islame në Slloveni e bleu tokën për ndërtimin e një xhamie në qendër të qytetit. Në vitin 2011, në konkursin publik ndërkombëtar të projektimit arkitektonik për zgjedhje ideore pranë Qendrës Kulturore Myslimane, morën pjesë 44 kompani arkitektonike. Atëkohë vendin e parë e mori, zyra arkitektonike d.o.o. Bevk&Perovic, nga Lubjana.

Bashkësia Islame leje ndërtimi mori në Shtator të vitit 2013, ndërsa gur themeli për ndërtimin e xhamisë dhe Qendrës Kulturore Myslimane u vendos në 14 Shtator 2013. Në maj 2016, përfundoi ndërtimi i minares 40 metra të lartë.

Qendra Kulturore Myslimane dhe xhamia janë të ndërtuara në mbi 12,000 metër katrorë hapësirë të përdorshme, ndërsa hapësirat tjera shtesë përbëjnë një park kaskadë dhe një harem të xhamisë me rreth 5000 metra katrorë.

“Me marrjen e lejes së përdorimit u përmbush qëllimi i cili ishte dëshirë e myslimanëve në Slloveni për pesëdhjetë vjet. Pason regjistrimi i tërë kompleksit në kadastër dhe marrjes zyrtare të adresës së qendrës sonë. Në të ardhmen, na kanë mbetur punimet përfundimtare në kupolën e xhamisë, mihrabin, minberin, abdeshanen dhe mobilimin e kompleksit. I gjithë kompleksi është i ndërtuar me teknologjinë më moderne dhe ndoshta është qendra më moderne që e posedojnë muslimanët në Evropë ”, theksoi Myftiu Grabus.

Ai veçanërisht ishte mirënjohës ndaj Shtetit të Katarit për ndihmën e pakushtëzuar në procesin e ndërtimit të xhamisë në Lubjanë.

[Islampress.ch]