Vandalizimi i xhamisë Osmane të shekullit të 16-të në Greqi

1737

Një grup i paidentifikuar njerëzish në qytetin grek Trikala të martën e sulmuan një xhami historike me gurë të periudhës osmane e ndërtuar në shekullin e 16-të.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, u thyen dritaret në derën hyrëse të Xhamisë Kurshunlu, e njohur gjithashtu si Xhamia Osman Shah.

Xhamia gjtihashtu u sulmua edhe muajin e kaluar si “hakmarrje” për vendimin e Turqisë për rikthim të Aja Sofjës në xhami.

Këtë xhami e projektoi arkitekti i famshëm Mimar Sinan dhe ishte xhamia e vetme e tij në Greqi. Dyert e xhamisë u hapën në vitin 1570, dhe ishte xhamia qendrore në Trikala gjatë kohës së qeverisjes Osmane.

Xhamia u bë me mandat të Osman Shahut, gjithashtu i njohur edhe si Kara Osman Pasha, i cili ishte biri i një nga vajzat e Sultan Selimit të Parë. Osman Shahu qëndrojë një kohë të gjatë si guvernatorë në provincës në Trikala.

Qyteti humbi pjesën më të madhe të ndërtesave të periudhës osmane dhe mesjetare në fillim të shekullit të 20-të, veçanërisht pasi u rindërtua për të përshtatur një plan urbanistik modern në vitet ’30. Ajo është xhamia e vetme që ende qëndron në qytetin e Trikalës nga të paktën tetë xhami që përmend udhërrëfyesi i famshëm osman Evlija Çelebiu në shkrimet e tij.

Xhamia nuk është në përdorim për adhurim; ajo tani funksionon si një vend për ndodhi të vogla dhe është e mbrojtur nga UNESCO.

Muajin e kaluar Turqia kritikoi ashpër deklaratat dhe veprimet e gabuara të Greqisë kundër kthimit të Aja Sofjës në xhami.

Marrëdhëniet midis aleatëve të NATO-s, Ankarasë dhe Athinës kanë qenë të ulëta gjatë muajit të fundit, ndërsa akoma më tepër u ashpërsuan rreth Aja Sofjës dhe pasurive energjetike në Mesdheun Lindor.

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan iu bashkua mijëra besimtarëve për xhumanë e parë në këtë xhami pas dekadash ekzistimi si muze.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se ajo që po ndodhte në Stamboll nuk ishte “shfaqje e forcës, por dëshmi e dobësisë”.

Reagimi ndaj hapjes së Aja Sofjës për adhurim ” edhe një herë zbuloi armiqësinë e Greqisë ndaj Islamit dhe Turqisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Hami Aksoy.

Aksoy “dënoi ashpër” djegien e flamurit turk në Selanik dhe akuzoi qeverinë dhe parlamentin grek për “provokimin e opinionit me deklarata armiqësore”.

Zona e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s fillimisht ishte katedralja kryesore e Perandorisë Bizantine para kthimit të saj në xhami pas pushtimit osman të Kostandinopojës në 1453.

Gjykata më e lartë administrative e Turqisë më 10 korrik vendosi që Aja Sofja, e cila shërbeu si muze për 86 vjet, në aktet pronësore ishte regjistruar si xhami, duke i lejuar Ankarasë të ndryshojë statusin e saj edhe një herë.

Për Islampress.ch e përshtati: Lutfi Muaremi