Femra dhe mësimi me instruktorin për patentën e shoferit

1410

Pyetje:

Selam! Më intereson të di nëse femra ka të drejtë të vetmohet në veturë me instruktorin, i cili e mëson për vozitje, apo se duhet të jetë edhe një person tjetër me ta?

Përgjigje:

Vetmimi ose veçimi i mashkullit dhe femrës në ambijente publike nuk trajtohet në mënyrë të barabartë sikur që është me të vetmuarit e ndaluar. Sipas kësaj, vozitja dhe të mësuarit e femrës me instruktorin në ambijente publike, në vende të populluara me njerëz, nuk konsiderohet sheriatikisht vetmim që ndalohet. Por, nëse orët e mësimit bëhen jashtë vendbanimeve, atëhërë një gjë e tillë konsiderohet e ndaluar.

Fakti që disa autoshkolla kanë të punësuara gra si instruktore, atëherë ju këshillojmë që mësimin ta merrni tek ta, në mënyrë që më lehtë t’ju shmangeni dyshimeve apo edhe gjunaheve eventuale, sikur që janë, p.sh., të folurit dhe shikimi i ndaluar, etj.

_________________
Muftiu i Sarajevës, Dr. Enes Ljevakoviç
Fetve-i emini i Akademisë për Fetva pranë BI të Bosnjës
Përktheu: M. A.

(Islampress.ch)