Hoxha i Mitrovicës, Asllan Murati, ka ndërruar jetë sot në mëngjes njofton Klan Kosova.
Siç kanë bërë të ditur në rrjete sociale familjarët varrimi i hoxhë Asllan Muratit do të bëhet nesër rreth orësh 13:00 në Xhaminë Qendrore në Mitrovicë.
Mulla Asllan Murati për 47 vjet ka shërbyer në xhaminë e madhe në Mitrovicë, ndërsa gjatë kohës së luftës ka qenë kryetari i Bashkësisë Islame.
Hoxha i ndjerë ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini që nga viti 1998.
Murati ishte një atdhetar i pashoq, kontributi i tij atdhetar, intelektual e fetar do të vlerësohet brez pas brezi në Mitrovicë dhe gjithë Kosovën.