Suhejb el-Mikdad
Historia e Perandorisë Osmane ka shumë suksese dhe beteja të zhvilluara mbrojtjen e vendeve muslimane në Veri, Jug, Perëndim dhe në Lindje. Osmanët luajtën rol të rëndësishëm në ndalimin e sulmeve evropiane ndaj botës islame dhe vendeve arabe. Ata me shekuj e kanë udhëhequr botën muslimane, duke i mbrojtur territoret dhe popullsinë e saj. Në betejat të cilat i ka zhvilluar Shteti Osman për ta mbrojtur Islamin dhe muslimanët, bën pjesë edhe ajo kundër shtetit Portugez, e cila ndërmori fushata ushtarake kundër Magrebit dhe Oqeanit Atlantik. Në këto fushata duheshin arritur më shumë qëllime, disa prej të cilave ishin edhe këto:
1. Qëllimi themelor ishte ta luftonin botën muslimane në çdo hap dhe në çdo mënyrë të mundshme.
2. Qëllimi i dytë ishte përdhosja e varrit të pejgamberit Muhamed (savs). E përditshmja Afonso de Albuquerque thekson: Objektivi i parë i rrethimit të botës muslimane është futja në Xhaminë e Pejgamberit dhe marrja e trupit të pejgamberit Muhamed. Kjo do të mund të përdorej për t’i shantazhuar arabët, për të hyrë në negociata për kthimin e Jerusalemit.
Aksionet ushtarake të Portugalisë filluan në vitin 1514, nën udhëheqjen e Henry Marines, ndërsa marshimet Portugeze në Gjirin Arabik, u udhëhoqën nga Afonso de Albuquerque. U tregua se qëllimi i këtyre fushatave ushtarake, ishte shkatërrimi i botës muslimane në çdo mënyrë të mundshme, duke përfshirë edhe përdhosjen e varrit të Pejgamberit (a.s.), për shkak të simbolikës dhe vlerës së tij për muslimanët.
Konflikti në Marxh Dabik (مرج دابق) në vitin 1516
Në fillim të këtyre marshimeve ushtarake, bota islame përfaqësohej nga tre vende muslimane (Perandoria Osmane, Shteti Memluk dhe Shteti Safavid).
Shteti i Memluk ishte jashtëzakonisht i dobët dhe i paaftë për të mbrojtur botën islame. Ai tashmë kishte pësuar humbje nga Portugalia në betejën te qyteti Diu, në vitin 1509. Në shtet mbretëronin trazirat dhe vendi po kalonte nëpër një situatë të vështirë politike dhe ekonomike.
Ndërkaq, sa i përket Shtetit Safavid, i cili pasonte doktrinën shiite, ai ishte në konflikt sektar me Shtetin Memluk dhe me Perandorinë Osmane. Për këtë arsye, ai preferonte të qëndronte anash, kur ishte fjala e mbështetjes së Shtetit Memluk, i cili kishte kontroll dhe në territorin e të cilit gjendej varri i Pejgamberit (a.s.).
Sa i përket Shtetit Osman, si shteti më i fortë musliman në atë kohë, ai u përpoq të ofronte ndihmën e tij për Memlukët.
Në vitin 1511, Sulltan Bajazidi II-të, ua dërgoi disa anije me pajisje ushtarake Memlukëve, por ato nuk arritën në destinacionin e tyre, sepse u kapën nga piratët e kryqtarëve. Portugezët kështu arritën ta pushtojnë Bahrejnin, Muskatin, Kurajjatin dhe Adenin. Portugalia pastaj u përpoq të bënte zgjerimin e territorit në Gjirin Arabik dhe të arrinte te varri i Pejgamberit. Në konfliktin në Marxh Dabik, në vitin 1516, Osmanët i mposhtën Memlukët.
Intervenimi i Osmanëve në një kohë kaq kritike, vetëm tregoi ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë e situatës dhe nevojën e largimit të Memlukëve nga skena, në mënyrë që Perandoria Osmane, vetë ta drejtonte botën islame, dhe jo të ishte vetëm aktor në mbështetje të Shtetit Memluk. Perandoria Osmane hyri në konflikt të drejtpërdrejtë me Portugalinë, duke aneksuar Egjiptin dhe Levantin. Atëherë filloi lufta legjendare të Osmanëve për mbrojtjen e vendeve islamike, për mbrojtjen e Pejgamberit tonë fisnik dhe për kthimin e atyre vendeve që i humbi Shteti Memluk.
Shteti Osman e ruajti dinjitetin dhe krenarinë e popullit musliman.
Otomanët arritën t’i mposhtin Portugezët, kurse me urdhër të Sulejmanit të Madhërishëm, i cili e urdhëroi Sulejman Pashën, ata i dërguan edhe trupat e tyre për guvernatorin e Egjiptit, që të shkonte në Xhidde, dhe më pas në Aden, në vitin 1538. Marshimi ushtarak përfshinte 20,000 trupa dhe 74 anije. Jemeni ra nën sundimin Osman, duke i dhënë fund kërcënimit Portugez ndaj vendeve islame dhe vendeve të shenjta, si dhe duke i prishur planet dhe përpjekjet e tyre.
Betejat dhe luftërat e Shtetit Osman, si dhe mbrojtja e tij për Tokën e Shenjtë, kërkojnë nga ne që t’i respektojmë dhe njohim të gjitha ato që ka bërë. Çka do të ndodhte sikur Shteti i paqëndrueshëm i Memlukëve të mbetej i vetëm në atë konflikt? A do të binte varri i Pejgamberit tonë fisnik në duart e jomuslimanëve, të cilët do ta shfrytëzonin një situatë të tillë si kartëmonedhë për shantazh? Shteti Osman e ruajti dinjitetin dhe krenarinë e popullit musliman.
Ai ju tregoi Portugezëve forcën dhe fuqinë e muslimanëve në kohën e dobësisë së Shtetit Memluk dhe sjelljes jokorrekte të Shtetit Safavid, e cila sjellje, do të mund të quhej si tradhti ndaj botës islame, si dhe lidhje e tyre me Portugalinë, përmes një marrëveshje, në të cilën thuhej: “Të dy forcat do të bashkohen në luftë kundër Shtetit Osman, armikut të përbashkët!” / Islampress.ch /
Burimi: Al Jazeera
Përkthim: Miftar Ajdini