Celulari është një nga pajisjet më të ndyra që e prekim për çdo ditë. Atë e mbështesim për fytyre dhe shpesh e prekim me duar të ndyra, prandaj kjo është arsyeja pse celulari paraqet një sipërfaqe ku grumbullohen baktere dhe viruse të ndryshme.
Dezinfektuesin e celularit tuaj mund ta bëni vetë. Në vijim do të shikoni se si.
Përbërësit:
- Ujë i distiluar
- Alkool izopropil (70%)
- – një shishe të vogël me spërkatës.
Procedura:
- Mbushe shishen gjysmë me ujë dhe mandej shtoni alkool në përmasë të njëjtë.
- Mbylleni kapakun, tundeni mirë dhe kështu dezinfektuesi është gati për përdorim.
- Spërkatni leckën me pak dezinfektues, por nga një distancë në mënyrë që leckë të mos laget shumë, por vetëm të njomet.
- Fshijeni pjesën e pasme të celularit me leckë.
- Mandej spërkatni përsëri pak dezinfektues në leckë dhe përsërisni procesin në pjesën e përparme të celularit.
Këshilla të rëndësishme:
- Alkool izopropil Mund të blini në barnatore,
- Mos e përdorni alkoolin e pastër për pastrim të celularit, pasi është shumë agresiv dhe mund ta dëmtojë ekranin dhe kutinë plastike të celularit.
- Mos e spërkatni lëngun drejtpërdrejt në celularin tuaj pasi që edhe sasia më e vogël e lagështirës mund të dëmtojë mikrofonin, altoparlantin dhe baterinë.
- Shishen dhe leckën mund t’i ruani në çantën tuaj dhe ta përdorni sa herë që dëshironi, dhe sigurohuni që do ta dezinfektoni telefonin tuaj celular sa herë që dilni jashtë.
[Isl@mpress]