Cilësia e ushqimit dhe ushqimi hallall, ndikojnë në moralin tonë, në trurin tonë dhe në sjelljen tonë

1260

Cilësia e ushqimit dhe ushqimi hallall ndikojnë madje edhe në moralin tonë, në trurin tonë dhe në sjelljen tonë. Nëse ushqimi është fituar haram ose në mënyrë të pandershme, ka pak dobi nga ibadetet tona, sepse në hadith thuhet: “Kush fut vetëm një kafshatë ushqim haram në trupin e tij, për 40 ditë asgjë (asnjë vepër e mirë) nuk i pranohet nga Allahu i Plotfuqishëm, sepse gjaku pastrohet për rreth 40 ditë. Për shembull, nga coca cola gjaku pastrohet për 15 ditë, kurse nga alkooli për 40 ditë.

Në kohërat e mëparshme, derisa njerëzit kujdeseshin për hallallin, të themi, pulat që ecnin jashtë kur donin t’i thernin, i mbyllnin në kotec për një kohë, për tu pastruar nga ndyrësirat.

Ebu Hanife, kur dëgjonte se ishte vjedhur ndonjë dele, ai nuk hante mish deleje për (6) gjashtë vjet, sepse delet jetojnë rreth 6 vjet, në mënyrë që delja e vjedhur, rastësisht të mos vinte tek ai.

Nëntë të dhjetat (9/10) bëjnë pjesë tek fitimi hallall, kurse një e dhjeta  (1/10) është tek të gjitha ibadetet e tjera. Kush e blen një këmishë për 10 €, dhe vetëm 1 € është haram, nuk do t’i pranohet namazi i tij, për sa kohë ai falet me atë këmishë.

Ndoshta kjo është arsyeja më e madhe, që nuk po e ndjejmë sa duhet namazin, agjërimin dhe ibadetet e tjera, sepse jemi të helmuar nga ushqimi dhe fitimi haram. Edhe të hollat, edhe ushqimi, të gjitha janë të diskutueshme. Vetëm se na mban shpresa tek falja, mëshira dhe ndihma e Zotit, sepse sado që të ruhemi, është vështirë të mbetemi të pastër, nëse gjithçka rreth nesh digjet, do të na përfshijë tymi, edhe, nëse vetë ne, nuk digjemi.

Andaj, le të ruhemi sa të mundemi, kurse Allahu i Plotfuqishëm do të na ndihmojë dhe do të na gjejë rrugëdalje. Neve të gjithëve na mbetët që të shpresojmë vetëm në mëshirën dhe faljen e Tij.

Përkthim: Miftar Ajdini