Një sunet i harruar – Ecja këmbëzbathur

1717

Një nga shokët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) udhëtoi deri tek Fadalah ibn Ubejd (Allahu qoftë i kënaqur me të) derisa ai ishte në Egjipt.

Pas një bisede të shkurtër ai e pyeti: “Pse nuk shoh këpucë në këmbët e tua”?
Fadalah përgjigjet: “I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) na ka urdhëruar që ndonjëherë të ecim edhe këmbëzbathur” (Hadithi gjendet tek Ebu Davudi, libri 33, hadithi 4148)
Dijetari Albani (Allahu e mëshiroftë) rreth këtij hadithi, në silsilah-es-sahih, ka thënë: “Ky është një përkujtim rreth një suneti të panjohur në mendjet e shumë njerëzve, ky synet është të ecurit ndonjëherë këmbëzbathur, pa këpucë. Ky është një sunet që shumë njerëz nuk e dinë, përveç një pakice.
Dhe në qoftë se disa do të përpiqen ta zbatojnë, njerëzit do ta shohin si një çështje të çuditshme dhe ndoshta do t’i kritikojnë për këtë vepër.”
Ai vazhdoi: ”Kështu që imitoje të dashurin tënd dhe të Dërguarin tënd (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) dhe ec ndonjëherë këmbëzbathur, dhe me këpucë në rastet tjera. Sepse kjo është vërtetuar tek i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) se here pas here ai ecte këmbëzbathur! Por, shumicën e kohës veshte këpucë.”

Në librin “Hiqi këpucët tuaja dhe ec” pediatri Dr Wikler, këshillon të ecet zbathur për shëndet më të mirë të këmbëve (sidomos për fëmijë). Ai gjithashtu shpjegon se si shpeshherë këpucët i deformojnë dhe shtrembërojnë këmbët tona.

Sot, shkencëtarët japin disa këshilla shëndetësore të ecjes zbathur, duke përmendur se si mund të jetë relaksuese dhe ndihmon lehtësimin e tensionit. Këshillohet ecja 30 minutëshe, çdo ditë në dysheme, tokë, bari, rërë …etj
Ka të dhëna që ecja zbathur ndikon pozitivisht në dobi të pjesëve dhe organeve të trupit.
Por, pavarësisht dobive shëndetësore, a nuk do të jetë madhështore që thjesht të ringjallim këtë sunet të bukur, sepse Profeti ynë i dashur (paqja e Allahut qoftë mbi të) ka urdhëruar kështu?

Përktheu: Driton Statovci (Islamgjakova)