Nata e Kadrit

978

Nata e Kadrit është dhurata më e madhe që Allahu i ka dhënë muslimanëve.

” Lejletul Kadr – nata e Kadrit -, dmth ‘ nata e vlerësuar ose e vlerave’, nga verat e mëdha që përmban kjo natë për muslimanët.

Allahu për të vërtetuar vlerën e kësaj nate, ka zbritur një sure në Kur’an me këtë emër, ku ka sqaruar në të, vlerën dhe domethënien e kësaj nate.

Nata e Kadrit vlerën e saj e mori, pasi që në këtë natë Kur’ani kishte zbritur në qiellin e kësaj bote, ku më pas për të zbritur në tokë te Muhamedi a.s. për 23 vite.

Pra,, është Kur’ani që i dha vlerë kësaj nate, andaj edhe çdo njeriut që merret me Kur’anin, ai do ti jap vlerë.

Nata e Kadrit vlerën e adhurimit dhe punëve të mira e ka më tepër se 1000 muaj ( mbi 83 vite ) adhurim në kohë tjera. Domethënë, sa një jetë e një njeriu që mund të jeton.

Në këtë natë Allahu i lartëmadhëruar, i hap dyert e mëshirës, rizkut, pendimit, pranimit të lutjeve, vlerësimit të madh të adhurimeve tona dhe të gjitha të mirat që i kërkojnë muslimanët nga Zoti i tyre.

Koha e saj e saktë nuk dihet, por Muhamedi a.s. na ka treguar se ajo është ne 10 netët e fundit të Ramazanit, kurse argumentet indirekte nga Muhamedi a.s. sinjalizojnë 10 netët tek të Ramazanit, e sidomos natën e 27 të tij.

Veçoria e kësaj nate është se Allahu i lartmadhëruar i angazhon Engjujt e Tij që të vizitojnë çdo shtëpi të muslimanit, të cilëve u prin kryemeleku Xhibrili..

Pra, në natën e Kadrit vizitorë i çdo shtëpisë së muslimanit është Meleku kryesor XHIBRILI.

Nëse Xhibrili të takon në adhurim dhe punë të mira, Ai do të jetë dëshmitar për ty para Allahut në ditën e kijametit,, dhe kjo është dëshmia dhe ndihma më e madhe që i mundësohet muslimanit në ditën e kijametit.

E nëse të takon në këtë natë në mëkate, në raporte të këqija familjare dhe veprime të tjera që nuk i don Zoti, atëherë do të dëshmon të kundërtën për ty.

PRITENI mirë mysafirin special të kësaj nate Xhibrilin duke:

Folë fjalë të mira, duke lexuar Kuran, duke rrespektuar prindërit, duke përmendur Zotin, duke bërë lutje për të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër, duke falur namaz nate, duke dhënë sadaka etj etj.

Shfrytëzojeni këtë dhuratë të Zotit, e cila vie vetëm një herë në vit.

Allahu na faltë të githëve, dha na dhashtë të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër  Amiin.

Mr.  Ragmi Destani