Urdhëro në të mirë dhe largohu të keqes

1035

Njerëzve më së shumti  dobi do t’u bëj urdhërimi në të mirë dhe largimi nga e keqja. Nëse nuk mundemi me  këshilla të mira atëherë të mos përkrahim  asgjë që e dëmton moralin e përgjithshëm dhe mirësinë e njerëzimit.

Dhe largimi nga një shoqëri e cila nuk pranon kriteret e një shoqërie të mirë për besimtarin do të thotë se shkon rrugës së Pejgamberit a.s

Kur besimtarët nuk urdhërojnë  në të mirë dhe nuk largohen nga e keqja, atëherë në mesin e tyre humb sinqeriteti, nderi dhe turpi.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s thotë: “Kush nga ju sheh një te keqe-le ta ndryshoje me dore, e nëse nuk mundet këtë ta beje-atëherë me gjuhen e tij, e nëse nuk mundet këtë ta beje-atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani me i dobët.’

Disa thonë se fjalët me dorën e tij i referohet udhëheqësve, me gojën e tij dijetarëve dhe me zemrën e tij njerëzve të thjeshtë.

Disa mendojnë  se kjo i referohet secilit që mund të bëj diçka për ta larguar të keqen.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Më të mirët janë ata që janë të dobishëm për njerëzit, ndërsa më të këqijtë janë ata që i dëmtojnë njerëzit.

Allahu i Madhërishëm thotë: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi.

Përshtati: A. D. Islampress