“Gjenocidi i Srebrenicës mund të mos ndodhte”

559

Grupi i Solidaritetit me Bosnjën tha se gjenocidi i Srebrenicës mund të mos kishte ndodhur nëse qëllimi i fuqive të botës do të ishte shqetësimi për drejtësinë dhe nëse boshnjakëve do t’u jepej e drejta të vetëmbrojtje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Grupi i Solidaritetit me Bosnjën është tërhequr vëmendja në ngjarjet para genocidit të Srebrenicës, i cili përshkruhet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Duke rikujtuar se Bosnjë dhe Hercegovina u sulmua nga dy fqinjët e saj, në deklaratë thuhet se qëllimi kryesor i luftës ishte ndarja e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Grupi tha po ashtu se boshnjakët shfaqën një rezistencë të mrekullueshme edhe me ndihmat e muslimanëve të botës.

“Bosnja dhe Hercegovina rezistoi luftërat e çetave në kurriz të dhimbjeve të mëdha, edhe pse ishte planifikuar që vendi të dorëzohej brenda dy javësh. Në vitin e dytë u formua ushtria, në vitin e tretë kaloi në kundërsulm”, thuhet në deklaratë.

“Brenda tri ditësh, të gjithë burrat dhe djemtë mbi moshën 12 vjeç u masakruan dhe u torturuan. Ata u varrosën në varre masive të përgatitura më parë. Ata ndërruan disa varre masive me shqetësimin mund të gjendeshin. Meqë makineritë e ndërtimit të përdorura copëtuan trupat, pjesë të të njëjtit trup janë gjetur në dy, tri, apo edhe pesë varre masive të ndryshme”, theksohet më tej.

Grupi po ashtu tha se në Bosnjë u pagua rëndë çmimi i gabimeve dhe shpërfilljeve para vrasjeve.

“Nëse nuk do të ishin mbledhur armët e civilëve boshnjakë, nëse njësia holandeze do të kishte rezistuar për të mos e dorëzuar qytetin, nëse aeroplanët e luftës në bazën e NATO-s në Itali do të kishin qenë të vendosura të ndalonin trupat serbe në Srebrenicë, të cilat arritën për 15-20 minuta, nëse komuniteti ndërkombëtar do të kryente detyrën dhe do të vendoseshin sanksione ndaj agresioneve dhe krimeve të luftës, nëse embargoja e armëve, e cila supozohej të zbatohej për të parandaluar përhapjen e luftës, nuk do të zbatohej vetëm ndaj bosnjakëve, pra, nëse i vlerësojmë të gjitha këto, nëse qëllimi i fuqive të botës do të ishte shqetësimi për drejtësinë dhe nëse boshnjakëve do t’u jepej e drejta të vetëmbrojtje, atëherë ky gjenocid nuk do të ndodhte”, thuhet në deklaratën e Grupit të Solidaritetit me Bosnjën.