Ibrahim Kalin u përgjigjet deklaratave të Joe Biden për Karabakun

472

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin reagoi ndaj postimit në rrjetet sociale të kandidatit presidencial të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden për Karabakun.

Kalin përmes Twitter reagoi ndaj deklaratës së Biden i cili thotë: “Ndërsa viktimat po rriten me shpejtësi në dhe përreth Karabakut (Presidenti i SHBA), administrata e Donald Trump duhet t’u bëjë thirrje udhëheqësve armenë dhe azerbajxhanas për të ulur tensionin menjëherë. Ndërsa gjithashtu duhet të kërkojë nga vendet të tjera si Turqia që të qëndrojnë jashtë këtyre konflikteve”.

Kalin në reagimin e tij ndaj deklaratës së Bidenit tha: “A do të kërkonit nga Armenia që t’i japë fund pushtimit? Apo thjeshtë do të dorëzoheshit përballë fushatave shpifëse të lobit armen?”

TRT