- Para së gjithash je i detyruar ta fitosh kafshatën në mënyrë të lejuar (hallall). Ky është themeli i fesë dhe sheriatit.
- Mundohuni kurrë të mos jeni barrë për askënd dhe askujt të mos i kërkoni mëshirë. Gabimi më i turpshëm dhe i pafalshëm për njeriun është të qënit dembel pa arsye objektive, të mos mundohet ta fitoj kafshatën dhe të jetë i varur nga ndihma e dikujt tjetër.
- Mos jetoni dhe mos konsumoni gjëra tepër luksoze. Nuk është e lejueshme të shpërdorohet ajo që fitohet me hallall. Teprica duhet të shpenzohet për bamirësi (në hajr), duke i ndihmuar të varfërit dhe duke ua lehtësuar telashet e tyre.
- As në emrin tuaj, dhe as në emër të dikujt tjetër, mos merrni mëshirë dhe as dhurata nga njeriu që nuk e njeh Allahun. Mos u shoqëroni me njerëz të tillë, as me ata që i kënaqin vetëm pasionet e tyre. Shoqërohu vetëm me ata të nivelit tënd, që ju bashkon profesioni dhe mendimi. Nga kjo nuk kuptohet se ju lejohet të kultivoni mendime të këqija në lidhje me njerëzit e niveleve e tjera.
- Siç ndahen njerëzit në profesione dhe klasa, ashtu ndahen ata edhe në cilësitë fisnike. Kështu që duhet ta dini si të silleni ndaj secilës klasë njerëzish. – Çdo gjë që jeton ka nevojë për paqe dhe evitim nga shqetësimet. Pra, kjo është esenca për marrëdhënie të mira me njerëzit.
- Flisni sipas vendit dhe rastit dhe me gjithkënd silluni bukur dhe me edukatë. Nëse dikush është i vrazhdë me ju, mos ia ktheni me të njëjtën mënyrë të mos bëheni sikur ai.
- Jini të moderuar në punë, në të folur dhe gjithçka tjetër.
- Jini besnikë për atë që thoni dhe veproni. Ruani dinjitetin tuaj në çdo mundësi. Mos e tradhtoni atë që ju është besuar.
- Mos e humbni kohën kot. Shikoi se çfarë kërkohet prej jush dhe përpiquni ta përdorni çdo çast hajr dhe mirësi
- Gjithë kohën mendo për Zotin, mbështetu vetëm Atij. Bëj sa më tepër dhikër dhe ibadet.
Burimi: Abdurahman Adil Čokić, “Šejhul-ekber Muhjuddin Arebi”, Sarajevë, 1936
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]