Një nga problemet që i demotivon njerëzit është krahasimi i vetes me të tjerët: ‘Ky njeri shkon për çdo ditë në xhami’… ‘Mashallah, shikoje këtë njeri, ai punon, shkon në shkollë, e bën këtë, atë’… Ndërsa unë jam humbës.
Problemi kryesor nuk është se dikush është fitues, por fakti që e krahasoni veten me të tjerët.
Nuk ekzistojnë dy persona të njëjtë, prandaj duhet veten ta krahasoni me atë që ishit dje.
Pse dje isha më mirë sesa sot?! Çfarë kam gabuar?!
Detyroni veten në kësi “loja”. Kështu duhet të veprosh. Ky është udhëtimi i vazhdueshëm drejt vetë-përmirësimit.
Nëse mund vetes t’i thuash: “Sot bëra më shumë se dje… sot punoj më mirë se dje…” atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe assesi mos e krahasoni veten me të tjerët.
Ky duhet të jetë qëndrimi të cilin duhet ta zbatojnë muslimanët në jetën e tyre.
Autor: Nouman Ali Khan
Përkthim: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]