Allah xh. sh. nga ne kërkon përpjekje, angazhim dhe shfrytëzim të mjeteve të lejuara që puna apo projekti ynë të ketë sukses.
– Allahu i Madhërishëm mund ta ndante detin para se Musai të afrohet, por e bëri vetëm pasi që ai e goditi detin me shkop.
– Ai kishte mundësi që të Dërguarin e Allahut ta shpëtoj dhe ta dërgoj në Medine pa asnjë frikë apo rrezik siç bëri në rastin e Isras nga Meka në Jerusalem, por e shpëtoi pasi që Muhamedi a. s. e bëri planin e Hixhretit dhe pas një udhëtimi shumë të vështirë deri në Medine.
– Allahu i Madhërishëm kishte mundësi që t’i kthej menjëherë 10. 000 mushrikët që ishin nisur për në Medine, por i ktheu pasi që muslimanët hapën tunelin e thellë dhe organizuan mbrojtjen. Kjo do të thotë: nëse do të fitosh në çdo sferë të jetësh dhe të kesh ndihmën e Allahut, duhet të përgatitesh në këtë rrugë dhe duhet të shfrytëzosh të gjitha mjetet e lejuara për të qenë i suksesshëm.
– Allahu i Madhërishëm kishte mundësi që pejgamberin a.s. ta mbroj nga çdo sulm, por përsëri i Dërguari i Allahut s.a.v.s në luftën e Uhudit veshi dy pancir për t’u mbrojtur.
Përktheu: A. D. Islampress