I Dërguari i Allahut s.a.v.s kishte një sjellje shumë të bukur ndaj muslimanëve, fqinjëve, munafikëve, jomuslimanëve, mëkatarëve, robërve, ndaj armiqve, kafshëve, bimëve, etj. Asnjëherë nuk e ka ofenduar dikë, as që e ka thirrur me ndonjë pseudonim të shëmtuar. Pse? Sepse morali, ahlaku, edebi, etika dhe sjellja e tij ishte kuranore. Gruaja e tij hz Aisheja r.a. ka thënë: “Morali i tij ishte Kurani.”
Andaj të pyesim veten, vallë kë ndjekim ne, në sjelljen, moralin apo ahlakun tonë? Duhet të llogarisim veten sa jemi larg apo afër Pejgamberit .a.s dhe sjelljes së tij. Kur do të bësh një llogari të tillë, do të shohësh se sa e praktikon Sunnetin.
T’i përkushtohemi edukimit të shpirtit duke ndjekur sjelljen dhe edukatën që na la i Dërguari i Allahut s.a.v.s
Përshtati: Arsim Dauti Islampress