Autor: Aid el-Karni
Zilia është shkak për prishjen e shoqërisë. Ajo paraqet sëmundje kronike që e shkatërron trupin. Që moti të parët tanë kanë thënë se njeriu ziliqar kurrë nuk do të ndihet rehat dhe i lumtur, sepse ai sillet si njeri të cilit i është bërë padrejtësi, ndërsa vet është zullumqar; apo thënë ndryshe, tenton të paraqitet si mik, ndërsa vepron si armik.
Së pari e këshilloj veten time, mandej ty që të përmbahemi nga zilia, nga keqardhja për veten, para se të përpiqemi të jemi të dhembshur ndaj të tjerëve. Nëse jemi ziliqarë, ne kot shqetësohemi dhe i shkaktojmë vetes pagjumësi.
Mos habiteni nëse ju them se ziliqari vetëm ndez zjarr të madh dhe pastaj bie në të. Shqetësimet, jeta e padenjë dhe sëmundja janë rezultat i zilisë.
E keqja më e madhe në të cilën bie ziliqari është se ai e kundërshton fatin, e akuzon Allahun e Madhëruar për padrejtësi, e trajton Sheriatin e Allahut të shëmtuar dhe së fundmi edhe ndaj të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem sillet me të padrejtë.
Dihet që njeriu mund të merret vesh me të gjitha kategoritë e njerëzve përveç me ziliqarin: me të mund të merresh vesh vetëm nëse hiqni dorë nga të gjitha begatitë e Allahut, aftësitë, veçoritë, cilësitë personale, etj. Ndoshta vetëm nëse vepron ashtu, ziliqari mund të kënaqet, por edhe në këtë rast me dhimbje në zemër.
O Allah, ty të mbështetemi nga zilia e ziliqarit që nuk e fsheh!
Për më tepër, ziliqari është sikur gjarpri i madh helmues i cili qetësohet vetëm kur i injekton helmin dikujt që nuk i ka bërë asgjë të keqe.
Ju apeloj që të përmbahemi nga zilia dhe t’i mbështetemi Allahut nga ligësia e ziliqarëve!
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]