Dhjetë thënie të mrekullueshme për martesën

8878
  1. “Më të mirë në mesin e besimtarëve, janë ata që janë më të mirë me gratë e tyre” (Muhammedi salAllahu ‘alejhi ue sel-lem)
  2. Dashuria e ndaluar (haram) është sikur uji  i detit. Pavarësisht sa pini, nuk ua ​​shuan etjen. Dashuria hallall është si uji i pastër i burimit, sjell mirësi dhe e shuan etjen.
  3. – Çfarë është dashuria e vërtetë? Dashuri e vërtetë është kur bashkëshorti ua kujton Allahun.
  4. Mashkulli dhe femra e bukur do të kenë martesë së bukur, por mashkulli dhe femra besnike, do të kenë bashkëshortësi të bukur.
  5. Burri ‘i vërtetë’ nuk do t’ju ​​largojë nga Allahu. Nëse largoheni nga Allahu për shkak të tij, atëherë ai është njeriu ‘i gabuar’. – Abdul-Bary Yahya
  6. Kur çifti bashkëshortor e falin namazin së bashku, ata ndajnë çaste të përbashkëta, bukuria e të cilave nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër.
  7. Sa më afër Allahut të jenë bashkëshortët, aq më tepër do të rritet dashuria e tyre.
  8. Sa herë që e shoh bashkëshorten time duke marrë abdes dhe duke u falur, sërish dashurohem me të. – Abdurrahman Murphy
  9. Mashkulli ëndërron për një grua të përsosur, ndërsa femra ëndërron për një burrë të përsosur. Dhe ata nuk e dinë se Allahu i krijoi ata që ta plotësojnë njëri-tjetrin.
  10. Si do ta kuptoni që vërtet e doni dikë? Nga të gjithë njerëzit në këtë botë, ju do të dëshironit që me atë person të jeni në Xhennet. – Yasmin Mogahed

Burimi: Akos.ba
Përshtati: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]