Një gjest i mrekullueshëm nga Senadin Ferhatović. Pronari i kompanisë austriake, “Produktet e mishit të thatë Ferhatović”, vendosi t’i shpërblejë punëtorët e tij, jo më pak dhe jo më shumë, por me mbulim të harxhimeve të shkuarjes në haxhxh dhe umre.
Ky lajm i bukur, i befasoi pozitivisht jo vetëm punëtorët, por të gjithë ata që e ndjekin dhe mbështesin veprimtarinë e kësaj kompanie boshnjake.
Pas njoftimit përmes faqes në Facebook, pasuan komente të shumta:
“Të lumtë”, “të gjitha lavdërimet për ju”, “Allahu të shpërbleftë dhe ta rrittë nafakën”. “Të lumtë miku im”. “Këta janë shembuj të vërtetë të më të mirëve mes nesh”,” “Allahu ta shpërbleftë këtë gjest që është për çdo lëvdatë”…, janë vetëm disa nga komentet ndaj këtij lajmi të mirë.
Gjegjësisht, pronari i ndërmarrjes Senadin Ferhatović, vendosi t’i shpërblejë të gjithë punëtorët e tij që duan ta kryejnë Haxhin dhe Umren falas, të organizuar nga agjencia e vetme Boshnjake në BE, El Kiram International, www.elkiram.org
[Isl@mpress.ch]