Njeriu që i deshti rrobat e gjelbërta

995

Njeriu duke ecur rrugës e pa një mik të vjetër. Ishte dita e premte, thërriste ezani i xhumasë.

– Eja me mua në xhami, i tha.
– Është e xhuma dhe duhet të falemi.
– Ti e di se unë nuk shkoj në xhami, i tha kalimtari.
Njeriu e pyeti:
– E di, por cili është shkaku?
Ai tha:
– Nuk e di. Ndoshta pak ndikon rrethi, por gjithsesi më prishet hekurosja në pantallona gjatë namazit!
Njeriu i tha:
– Mos u mahit, për këtë nuk e fal namazin?
Ai tha:
– Jo, seriozisht. Kujdesem shumë për rrobat dhe më pëlqen shumë ngjyra e gjelbër.
Dhe vërtet kur e vërejti njeriu atë, e pa se kishte rroba të gjelbërta të hekurosura bukur.
Njeriu e pyeti:
– A ke shkuar ndonjëherë në xhami?
Kalimtari tha:
– Po, vetëm kur kam qenë fëmijë me gjyshin tim, por tani nuk shkoj fare.
Njeriu u pendua që kishte filluar me të një bisedë të tillë. Por, dy muaj më vonë, njeriu dëgjoi se miku i tij kishte ardhur në xhami. Dhe vërtet miku i tij ishte në xhami para gjithë safëve dhe ishte i veshur me rroba të gjelbërta.
Iu afrua ngadalë dhe me zë të ulët njeriu i tha:
– Ke thënë se nuk do të vish në xhami?
Miku nuk fliste fare. Ishte i shtrirë në tabut i mbuluar me mbulesë të gjelbër i përgatitur për t’ia falur xhenazen.

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi / islamgjakova/