Pyetje: Me rastin e fjalimit pas varrosjes së të vdekurit, nganjëherë hoxha i përmend disa nga cilësitë e bukura të të vdekurit, duke u bazuar në fjalët e Pejgamberit (savs):“Përmendni gjërat e bukura për të vdekurit tuaj”[1],pra,a është i saktë ky veprim i tij, apo cilësitë e mira të të vdekurve përmenden vetëm gjatë kalimit me xhenaze, por jo edhe gjatë fjalimit tek varri?
Përgjigje: Përmendja e mirësive të të vdekurit dhe dëshmia me to se ai ka qenë person i mirë është e dëshirueshme, sepse transmetohet nga Enes ibn Maliku (r.a.), se ka thënë:
“Sahabët kaluan pranë një xhenazeje dhe e lavdëruan atë si person të mirë, kurse Pejgamberi (savs), tha: ‘Është i detyruar!’ Pastaj ata kaluan pranë një tjetre, të cilën egjykuan, kurseai përsëri tha: ‘Është i detyruar!’‘Çka është i detyruar?’ – pyeti Omer ibn Hattabi (r.a.).Muhamedi (savs) tha: “Atë që e vlerësuat për të mirë – atij detyrimisht i përket xheneti, kurse atë që e gjykuat – atij detyrimisht i përket xhehenemi. Ju jeni dëshmitarë të Allahut në Tokë.” (Buhariu, 1367, dhe Muslimi 949)
Në këtë hadith kemi përcaktimin e përmendjes së cilësive të të vdekurit, qofshin ato cilësi të mira apo të këqija, konform me veprat që ka bërë. E gjithë kjo deri në pikën kur nuk kalon në të qara dhe vajtime të ndaluara, siç thuhet në fjalët e Pejgamberit (savs):“Nuk është i yni ai që godet fytyrën, ai që shqyen këmishën dhe fton në xhahilijjet.”(Buhariu, 1297, dhe Muslimi, 103)Dhe siç thuhet në hadithin e Ebu Musa el-Esh’ariut (r.a.), se Pejgamberi (savs), ka thënë: “Unë heq dorë (distancohem) nga es-Salika (الصالقة), el-Halika (الحالقة) dhe esh-Shakkah (الشاقة).” (Muslimi, 104)
Es-Salika është gruaja, e cila qan në rast aksidenti, el-Halika është gruaja, e cila i rruan flokët e saj për shkak të fatkeqësisë, ndërsa esh-Shakkah është gruaja, e cila i gris rrobat e saj për shkak të fatkeqësisë, siç thuhet në fjalët e Pejgamberit (savs):“Të vdekurit ndëshkohen për shkak të vajtimit (britmës) së të gjallëve për të.”(Buhariu, 1210 dhe Muslimi, 1537)
Ky lavdërim bëhet me rastin e kalimit të xhenazes ose gjatë përmendjes së tij, gjithashtu, lutja për të vdekurin është prej gjërave më të mira dhe më të dobishme që mund të bëhen për të. Kur Pejgamberi (savs), përfundonte varrosjen e të vdekurit, qëndronte pranë varrit të tij dhe thoshte: “Lutuni për falje për vëllain tuaj dhe lutuni për qëndrueshmërinë e tij, sepse, me të vërtetë, ai tani po merret në pyetje.” (Ebu Davudi, 3221)
Ndërsa sa i përket mbajtjes së ligjëratës brenda varrezave, ajo duhet të shfrytëzohet për t’i zbutur zemrat e të pranishmëve,dhe për atë që do t’u sjellë dobi atyre në të dy botët. Allahu është ndihmësi i vetëm.
Është përgjigjur: Shejh Abdulkerim el-Khudajr;
Përkthim: Miftar Ajdini
[1]) Ebu Davudi (4900), Tirmidhi (1019), Albani thotë se është hadith daif.