Sulltan Mehmed Fatih (30 mars 1432 – 3 maj 1481 )

1272

Sulltan Mehmed Fatih, njeriu i cili e çliroi Stambollin në moshën 21 vjeçare.

Mehmed Fatih, lindi në Edrene, është djalë i Sulltan Muradit II, sulltan i cili e udhëhoqi Shtetin Osman që nga viti 1451 sipas kalendarit Gregorian. Mehmed njihej si fëmijë i llastuar dhe dembel në mësime. Por ai filloi të mësojë me seriozitet kur që i ati i solli disa nga mësuesit dhe dijetarët e njohur të asaj kohe si, Shejh Ahmed ibën Ismail el-Kurani, shejh Aag Syamudin dhe të tjerë. Prej tyre Mehmed el-Fatih studioi fenë, gjuhën, aftësi të ndryshme, gjeografinë, astronominë dhe historinë.

Mehmedi u rrit në dikë që njihej si ekspert në luftë dhe kalërim , ekspert në fushën e shkencë dhe matematikës, që nga mosha 21 vjeç ai zotëronte 6 gjuhë. Ai ishte mjaftë inteligjent dhe kishte vullnet për t’i arritur qëllimet e tij, madje si 12 vjeçar tregonte interesin e tij për çlirimin e Konstantinopojës (Stambollit) duke u bazuar në thënien e Pejgamberit salallahu alejhi ue sel-lem.  

Abdullah ibën Amr ibën As me lejene e Pejgamberit salallahu alejhi ue sel-lem regjistronte çdo fjalë të Muhamedit salallahu alejhi ve selem. “Një ditë prej ditësh dikush e pyeti Abdullahun se cili nga dy qytetet, Roma apo Konstantinopoja do të çlirohet i pari. Abdullahu urdhëroi që t’i sillet një arkë e vjetër e mbushur përplot me librat e tij, nxori një libër prej aty dhe duke e shfletuar lexoi: “Një ditë deri sa ishim ulur me të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem dhe tek po shënonim fjalët që ai i thoshte, dikush pyeti: “Cili qytet do të çlirohet i pari Roma apo Konstantinopoja?” I Dërguari salallahu alejhi ue selem u përgjigj: “Qyteti i djalit të Herakliusit (Konstantinopoja).”

Suksesi i Fatihut për ta çliruar Kostantinopojën nuk ishte rastësi. Ai po e forconte fuqinë ushtarake osmane duke zgjedhur dhe përzgjedhur trupa që kur ishin të vegjël. Një ekip special u urdhërua të përhapet në të gjithë Turqinë dhe zonën përreth për të kërkuar fëmijët e trupit më inteligjent, më të zellshëm të adhurimit dhe të fizikut më të fuqishëm. Pastaj prindërve u jepet oferta që fëmijët e tyre të mund të udhëzohen dhe rriten në qendrën e hilafetit që në moshën e hershme. Pasi dakordimit të prindërve, fëmijëve të zgjedhur iu dha trajnimi i fesë, shkencës dhe ushtrisë. Pra, kishte kuptim sepse asnjë ushtar i vetëm nuk e kishte lënë kurrë pa falë namazin që kur hyrën në moshën madhore, madje gjysma e tyre nuk e kishin lënë kurrë pa falur as namazin e natës.

Mehmed Fatihu gjithashtu njihet prej atyre që kurrë nuk e ka lënë namazin e natës por dhe të sunneteve të namazeve të rregullta që prej moshës madhore deri në vdekje.

Ndoshta ky është sekreti i suksesit të Mehmed el-Fatihut në realizimin e qëllimeve dhe idealeve islame; jo fuqia e tij fizike, por afërsia e tij me Allahun e Madhëruar. Sekreti që ai ua shpërndau trupave të tij duke i falur namazet e obligueshme, namazet e natës dhe sunnetet e namazeve të detyrueshme që njihen si sunneti muekede. Në moshën 21 vjeçare, Fatihu e çliroi qytetin të cilin e përmendi tetë shekuj më parë Pejgamberi salallahu alejhi ue sel-lem. Pas çlirimit, qyteti i Konstantinopojës u zëvendësua me emrin Islambul (qyteti i Islamit). Në vitin 1930 emri i qytetit u ndryshua zyrtarisht në Stamboll, një emërtim që folësit grekë u përdorën që nga shekulli i njëmbëdhjetë për t’iu referuar në mënyrë bisedore qytetit.

Shokët e tij e admironin udhëheqjen e Fatihut dhe luftërat strategjike që i zhvilloi asokohe. Ai luajti një rol të madh në zgjerimin e territorit islam, duke bërë përmirësime në ekonomi, arsim dhe në mirëqenien e banorëve të shtetit. Nën udhëheqjen e tij, qendra e qeverisë Islambul ishte shumë e bukur, e përparuar dhe ekonomikisht shumë e suksesshme.

Mehmedi, ishte personi që kishte energji të jashtëzakonshme dhe u bë njeri fisnik. Po çka ndodh me ne? Çfarë tentimesh bëjmë ne për përmirësimin e gjendjes?!

Përgatiti: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]