Habiteni se si njerëzit janë të gatshëm t’ju tradhtojnë?

616

Habiteni se si njerëzit ju gënjejnë? Vallë, a nuk gënjyen për Allahun, priftërinjtë – njerëzit më të devotshëm të popullit, duke ndryshuar Librat e Tij. A nuk gënjyen muslimanët e devotshëm  për Muhamedin a.s. duke shpikur mijëra hadithe. Pra, pse habiteni nëse ju gënjejnë juve  – njerëz të thjeshtë.

Habiteni se si njerëzit janë të gatshëm t’ju tradhtojnë? Jusufin a.s. e tradhtuan vëllezërit e tij, ndërsa armiku më i keq i Muhamedit a.s. ishte  Ebu Lehebi i cili çdo rast që i jepej e shqetësonte. Vallë, pse po habiteni?

Ndoshta habiteni se si njerëzit nuk shohin edhe pse kanë sy dhe bëhen skllevër të pamend?  Musa a.s., e çliroi popullin e tij nga robëria, me sytë e tyre panë mrekullitë, kaluan detin, ndërsa në rastin e parë ndërtuan “vicin” të cilin filluan ta adhurojnë. Pse duhet t’ju habit idhujtaria moderne dhe devijimi i njerëzve edhe krahas argumenteve të qarta?

Habiteni se si ka mundësi që njerëzit mund të jenë “besimtarë të mëdhenj”, dhe në të njëjtën kohë të jenë mashtrues, hajdut, kriminel, të pandershëm, dyfytyrësh dhe çka jo? Mos harroni se zjarri i xhehenemit do të ndizet me tre lloje njerëzish: “Me të diturit, luftëtarët dhe pasanikët. Pse? Sepse nuk ishin të sinqertë, bënin ngatërresa, mashtronin. Të parët mësuan për t’ju thënë: shihni sa i ditur është, tjetri luftoi vetëm të fitoj emër ndërsa i treti jepte për të thënë njerëzit. shihni sa human është…

Atëherë pse duhet të habitemi? Jeta është lojë shahu me miliona lëvizje dhe kombinime, ashtu si  të gjitha ngjarjet në shoqërinë tonë. Por, dy gjëra nuk duhet të jenë pjesë e jetës sonë:

  • Nuk guxojmë të jemi naiv (të papërgatitur) dhe
  • Nuk guxojmë të heqim dorë nga ideale tona.

Shkruan: Resul Mehmedovic

Përktheu: A. D. Islampress