– Arsyeja pse nuk mund të zgjohemi për namazin e sabahut, pa marrë parasysh se kemi pushuar dhe kemi fjetur mirë, janë mëkatet tona!
– Arseja pse nuk mund të zgjohemi për namaz nate, janë mëkatet tona!
– Arsyeja pse nuk mund të shoqërohemi me Kuranin, janë mëkatet tona!
– Arsyeja pse nuk mund të agjërojmë, janë mëkatet tona!
Mëkati ndikon negativisht në gjendjen e zemrës, mëkati e ndalon njeriun nga çdo punë e mirë, sidomos nga adhurimi.
Andaj duhet që çdo ditë ta pastrojmë zemrën dhe shpirtin tonë me pendim të sinqertë. I Dërguari i Allahut bënte nga 70 herë në ditë istigfar. Ta shtojmë istigfarin dhe të ndjejmë ëmbëlsinë e adhurimeve.
Përshtati: A. D. Islampress