Transmetohet se Davudi a.s. shpesh maskohej dhe ecte nëpër mbretërinë e tij duke i pyetur njerëzit se çka mendojnë për të.
Kështu që një ditë takon një djalë të ri duke mos e ditur se ai është Xhibrili dhe e pyeti se çka mendon për mbretin Davud, ndërsa ai iu përgjigj: “Shërbëtori më i mirë i Zotit, por ka një të metë.”
“Çfarë të mete ka? , pyeti Davudi a.s.
– Ai ushqehet nga thesari i shtetit (popullit), ndërsa njerëzit më të mirë janë ata që ushqehen me dhjetë gishtat e tyre.”
Pas kësaj Davudi a.s. u kthye në Mihrab duke qarë dhe duke u lutur: “Zoti im, më mëso një zanat që do të më bëj të pavarur nga thesari i shtetit.”
Allahu ia bëri hekurin të butë që ta punoj me duart e tij duke e bërë farkëtarë.
Për këtë flet Kurani Fisnik: “Ne i mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që t’ju mbrojnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë?(sura al-Anbiya, 80)
- Nuhi a.s. ishte marangoz – Zdrukthëtar.
- Idirisi a.s. ishte rrobaqepës.
- Ibrahimi a.s. ishte tregtar i rrobave.
- Sulejmani a.s. bënte shporta nga gjethet e palmës.
- Zekerija a.s. ishte Zdrukthëtar.
- Muhamedi a.s. ishte Biznesmen.
Për çka janë të aftë udhëheqësit tanë? A do të kishin mundësi që të dalin në rrugë sikur Davaudi a.s. dhe të pyetnin se çka mendojnë njerëzit për ta? Vallë, a janë vërtetë të lumtur çka jetojnë në kurriz të popullit?
Le të marrim mësim nga Pejgamberet e Zotit dhe të bëhemi të shkëlqyeshëm në ndonjë punë apo zanat. Në kohë krizash ekonomike kjo është karta e vetme për një jetë të dinjitetshme dhe të ndershme çka i duhet çdo besimtari. Nuk ka sukses individual dhe kolektiv pa prosperitet dhe pavarësi ekonomike.
Shkruan: Resul Mehmedovic
Përktheu: Arsim Dauti
Islampress