Gazeta “Haaretz” publikon fotografitë e fëmijëve palestinezë të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite

686
Gazeta Haaretz, një prej gazetave kryesore në Izrael, në numrin e saj të sotëm publikoi fotografitë e fëmijëve të Gazës që humbën jetën në sulmet e ushtrisë izraelite të cilat filluan më 10 maj dhe vazhduan për 11 ditë në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Faqja e parë në gjuhën hebreje e gazetës “Haaretz” u nda për fëmijët palestinezë që humbën jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

“Në Gaza u vranë 67 fëmijë, kjo është kostoja e luftës”, ishte titulli i cili është përdorur në lajmin ku janë publikuar fotografitë e fëmijëve që humbën jetën në sulme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit që filluan më 10 maj dhe që përfunduan me armëpushimin e arritur më 21 maj.

(AA)