Meditim mbi Kuranin me Nouman Ali Khan: Sureja Ankebut

787

Sureja Ankebut është njëra nga suret e zbritura në Meke. Fillon me një fjalim rreth torturave ndaj myslimanëve. Hababb Ibn Aratt r.a. ishte shok i Pejgamberit a.s., të cilin mekkasit e kishin torturuar tej mase, ia kishin zhveshur rrobat dhe e kishin vendosur në prush derisa i ishte shkrirë lëkura në shpinë. Pastaj e kishin lënë të vdes. Në një gjendje të tillë, i plagosur dhe në agoni të vdekjes, Hababi vjen te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i ankohet: “Pse na ndodhin këto gjëra, ndërsa ne ndjekim të vërtetën?”

Në lidhje me këtë rast shpallet ajeti i parë i sures Ankebut: “A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” (Ankebut, 2)

All-llahu xh.sh. në këtë rast e përmend fjalën juftenun, ndërsa fetene në gjuhën arabe nënkupton shkrirjen e arit, ashtu siç ishte shkrirë edhe shpina e këtij sahabiu fisnik. Për tu bërë ari i pastër duhet të shkrihet, gjithashtu, që të dal nga njeriu ajo që është më e mira, duhet të kalojë nëpër sprova. Sikur Zoti na porosit: ” Ju për Mua jeni të vlefshëm, jeni flori”, ku theksohet rëndësia e njerëzve sikur Habab Aratti.

Pastaj All-llahu fillon tregimin për Nuhun a.s. i cili e ftoi popullin e vet 950 vjet. Pas kësaj All-llahu na flet për Ibrahimin a.s.

Paralelja mes këtyre dy pejgamberëve është se Nuhu a.s. u shpëtua nga uji, ndërsa Ibrahimi a.s. nga zjarri, çka janë dy elemente të kundërta. Sikur na tregohet se Zoti do të na shpëtojë nga çdo gjë, dhe nëse bëri rrugëdalje për këto dy pejgamberë, do të bëjë rrugëdalje edhe për ne.

Në vazhdim Zoti përmend Lutin a.s. i cili i besoi Ibrahimit a.s., ndërsa edhe ai u detyrua të bëj hixhret sikur Ibrahimi a.s.: “Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: “Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishmi, i urti”. (Ankebut, 26).

All-llahu xh.sh. nëpërmjet rastit të Nuhut, Ibrahimit, dhe Lutit a.s. në mënyrë indirekte na udhëzon drejtë migrimit – hixhretit. Gjithashtu na porosit se besimtarët janë ata që janë të shpëtuar në kësisoj rastesh.

Në fund të kësaj sureje, Allahu xh.sh. thotë: “E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në krahun e bamirësve.” (Ankebut, 69).

Ihsan është adhurimi i Allahut xh.sh. sikur e shohim, të vetëdijshëm se edhe pse ne nuk e shohim Atë,  Ai na sheh dhe se Ai i udhëzon në mënyrë konstante ata që janë të vetëdijshëm për prezencën e Tij.   I Dërguari i Allahut s.a.v.s. udhëtoi nga Meka në Medinë duke qenë gjithmonë i vetëdijshëm për prezencën e All-llahut xh.sh.

Burimi: Mladjak.com

Përktheu: Arsim Dauti

(Islampress)