Tregime të kafshëve në Kuran: sorra e bijve të Ademit

999

Autor: Ahmed Behxhet

 “Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t’i treguar se si ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: “I mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllai?! E u bë nga të penduarit.” Çdo gjë në tokë bëhet gri, përveç puplave të sorrës që nuk ndryshojnë kurrë ngjyrë.

Nëse dikush përjeton atë që ne, sorrat, përjetuam, flokët e tij nuk do t’i zbardheshin kurrë. Si krijesë, isha i vetmi dëshmitar okular i krimit të parë të vrasjes të kryer në tokë. E pashë pikën e parë të gjakut të njeriut që u derdh në mënyrë të pabesë.

Unë gjithashtu e dija se Allahu i Madhëruar dëgjon dhe sheh çdo gjë. Ishte një ditë shumë e frikshme.. E dija se gjithçka ishte për shkak të shejtanit. Sa të çuditshme janë veprimet e shejtanit, por sa të bindur janë qeniet njerëzore ndaj tij!

Njerëzit e duan Allahun, megjithatë nuk i binden Atij, ndërsa e urrejnë shejtanin dhe i binden atij. Sa i çuditshëm është lloji i quajtur njeri dhe sa të rënda janë kontradiktat e tij! Sa e madhe është mëshira dhe falja e Allahut për njeriun!

Më falni për gjuhën time, sepse jam pak i zemëruar. Kur njerëzit përjetojnë kohë të vështira ata kanë një thënie që thotë: “Ishin ditë më të zeza se puplat e sorrës.” Unë jam i vetëdijshëm se ngjyra e zezë e sorrës i acaron njerëzit, por ata nuk e kanë parasysh faktin se puplat e zeza në trupin e sorrës nuk janë asgjë në krahasim me zemrën e njeriut kur ajo bëhet e zezë për shkak të mëkatit. Unë e di gjithashtu se njerëzit tallen me mënyrën se si ecën një sorrë, sepse ajo kërcen kur ecën, ashtu sikur një njeri i çmendur që ecën mbi flakë. Ai është gjithmonë në lëvizje. Pra, le të supozojmë se ne ecim në një mënyrë të çuditshme, pra duke kërcyer..

A nuk konsiderohet e natyrshme kjo pasi kemi parë padrejtësinë e shkaktuar nga një qenie njerëzore ndaj vëllait të tij? Para se të krijohej njeriu, ne ecnim me një ecje lëkundëse si ajo e mbretërve. Ne ishim krenarë për ngjyrën tonë të zezë.

 Më pas, ishim dëshmitarë të një vëllai që vrau vëllanë e tij dhe që nga ajo kohë e tutje ecja jonë është shqetësuar për shkak të tmerrit të aktit, dhe kështu fëmijët tanë trashëguan të metën tonë. Njerëzit e konsiderojnë zërin e sorrës si jashtëzakonisht të shëmtuar.

 Mjafton vetëm një nga speciet tona të qëndrojë në një pemë që njerëzit të bëhen pesimistë, sepse zëri ynë konsiderohet si një ogur i keq. Zëri ynë mund të mos jetë aq i bukur sa zëri i bilbilit, por me siguri nuk ka të bëjë fare me ogurin e keq, sepse oguri i keq është një fjalë që përkon me veprimet e qenieve njerëzore. Një njeri ndonjëherë bën një akt të tmerrshëm, por sapo një sorrë zvarritet në majë të një peme, ai harron atë që ka bërë, kujton vetëm zërin e sorrës dhe bëhet pesimist!

Është një truk i vjetër që njeriu përdor, pasi nuk ka asnjë krijesë tjetër si ai që të krahasohet me mënyrën se si ai mashtron veten dhe të tjerët. Njerëzimi i akuzon sorrat për vjedhje, rrëmbim dhe mosbindje ndaj prindërve dhe familjeve të tyre. Njerëzit thonë se ne vjedhim kohl nga sytë dhe sapun nga çatitë e shtëpive.

Por është qesharake se ne as nuk e dimë se çfarë është kohl, e as nuk përdorim sapun kur bëjmë banjë. Ne nuk kemi nevojë për to, sepse trupat dhe mendimet tona kanë arritur një shkallë të tillë papastërtie saqë nuk mund të pastrohen. Kërkoj falje për tonin tim të ashpër, por nëse dikush do të kishte përjetuar atë që kam përjetuar unë, me siguri do të kishte humbur mendjen. Isha gjykatës në botën e sorrave dhe dëshmitar në botën e njerëzve. Megjithatë, kur një gjyqtar humbet objektivitetin, qetësinë dhe bëhet i njëanshëm, ai humbet ndershmërinë dhe drejtësinë e tij. Të dyja këto role i kam luajtur bashkë. Unë isha gjykatës në botën e sorrave; i drejtë, i qetë dhe asnjanës, por kur zbrita për të dëshmuar në botën e njerëzve, humba kompetencën si gjyqtar, humba nervat e mia dhe bërtita.

Pastaj Allahu më dërgoi për t’i dhënë birit të Ademit një mësim për mëshirën. Atë ditë, shumë kohë më parë, unë i thashë Kabilit, ndërsa me zërin tim të mprehtë po e qortoja: “Ne e dimë se ti je një vrasës brutal dhe përkundër kësaj je injorant; përkundër faktit se je një qenie njerëzore që supozohet të jetë i ditur, por ti je një injorant që nuk e di se je i tillë; injorant që nuk di të varrosësh trupin e vëllait tënd!” Kërkoj falje që jam ende mjaft i lodhur. Ndonjëherë mendoj për atë që ndodhi me qetësi dhe objektivitet si një gjyqtar. Është e vërtetë që agresioni është një karakteristikë e të gjitha krijesave.

Ndonjëherë një sorrë është agresive kundër grupit dhe kur kjo ndodh, mblidhet një gjyq. Dihet që sorrat kanë gjykata që respektojnë ligjet e drejtësisë. Këto gjykata shqyrtojnë rastet si për shembull kur një sorrë e caktuar vjedh folenë e sorrave, rrëmben një femër tjetër sorrash, ose vjedh ushqimin e sorrave të vegjël. Çdo krim ka dënimin e vet. Kur një sorrë vjedh folenë e tjetrit, ne e shembim atë folenë e vjedhur, e dënoj