„Gjërat nuk janë gjithmonë ashtu si duken“

591

Dy melekë që udhëtonin ishin ndalur te një familje e pasur për ta kaluar natën. Familja ishte e vrazhdë dhe nuk ua përmbushi kërkesën e tyre për të kaluar natën në dhomën e tyre të musafirëve. Në vend të kësaj, ata i dërguan në një bodrum të ftohtë. Kur i ndreqën shtretërit, meleku më i vjetër e pa një vrimë në mur dhe e riparoi (e ndërtoi murin). Meleku më i ri e pyeti se pse e riparoi atë vrimë, kurse meleku më i vjetër iu përgjigj: „Gjërat nuk janë gjithmonë ashtu si duken“.

Natën e dytë shkuan te një familje mjaftë e varfër. I zoti i shtëpisë (mikpritës) dhe gruaja e tij ju ofruan që ta ndajnë darkën dhe i lutën që të flenë në shtratin e tyre për t’u çlodhur mirë. Kur dy melekët u zgjuan në mëngjesin e ditës tjetër e gjetën të zotin e shtëpisë dhe gruan e tij duke qarë me lot. Lopa e tyre e vetme, pasuria e tyre e vetme ishte shtri në oborr dhe kishte ngordhur.

Melekët vazhduan udhëtimin e tyre, më pastaj meleku më i ri, në mënyrë të vrazhdë iu ankua më të vjetrit, si ka mundur të lejojë diçka të tillë: Shtëpiaku i parë i kishte të gjitha, e ti edhe vrimën e murit ia riparove në murin e bodrumit, kurse ky shtëpiaku i dytë i cili pothuajse nuk kishte asgjë, dhe përkundër kësaj, neve na mirëpriti bukur, madje na dha edhe shtratin e tij të vetëm, ti lejove që të ngordhë lopa e tij e vetme. Meleku më i vjetër u përgjigj si edhe në herën e parë:Gjërat nuk janë gjithmonë ashtu si duken.

Kur ishim në bodrumin e ftohtë, vura re se brenda asaj vrime është një thesar i fshehur më herët dhe unë e riparova vrimën sepse shtëpiaku është shumë lakmitar dhe ai thesari do ta bënte edhe më të keq.

Ndërsa natën e kaluar, derisa ne po flinim në shtratin e shtëpiakut, erdhi Meleku i vdekjes për t’ia marrë shpirtin gruas së shtëpiakut, dhe unë e luta që ta merr lopën në vend të gruas. Kështu që, ‘gjërat nuk janë gjithmonë ashtu si duken’.

Ndonjëherë ndodh që gjërat të shkojnë në një mënyrë që nuk ka gjasa, mirëpo, gjithçka që nevojitet në atë moment është që të besojmë se e gjitha është në favorin tonë.

Disa njerëz shumë shpejt hyjnë në jetën tonë, por edhe më shpejtë dalin jashtë nga jeta jonë.

Disa njerëz të tjerë na bëhen miq dhe qëndrojnë në zemrat tona një kohë të gjatë, dhe lënë mbresa të mira në zemrat tona dhe ne kurrë nuk jemi me njëri-tjetrin siç kemi qenë para se ta takonim një mik të tillë.

E djeshmja është e kaluar, e nesërmja është mister. E sotmja është dhuratë. Pse kjo quhet e sotme?

Përkthim: Miftar Ajdini