A e dimë vlerën e nenave tona?

412

Erdhi një burrë tek Ibni Abasi (r.a.), gjatë kohës së ligjëratave të tij dhe e pyeti:

“O djali i xhaxhait të Pejgamberit, unë e kërkova një vajzë (për nuse), por më refuzoi. Pastaj atë e kërkoi një njeri tjetër, dhe ajo pranoi. Për këtë shkak, unë u zemërova, dhe nga ai zemërim e mbyta!A ka ndonjë mënyrë për tu shpaguar nga ky mëkat?”

Ibni Abasi r.a. e pyeti: “A është nëna jote e gjallë?”

Pasi tha se nuk ishte, Ibn Abasi (r.a.), i tha atij: „Lexo sa më shumë istigfar, vazhdimisht bën tevbe për mëkatin tënd, bëj sa më shumë vepra të mira, dhe ashtu do ta falë Allahu mëkatin.“

Pasi burri u largua, njëri nga nxënësit e tij e pyeti: “O djali i xhaxhait të Pejgamberit, përse e pyete nëse nëna e tij ishte gjallë?”

Kurse Ibni Abasi r.a. i tha atij: “E pyeta, sepse nuk di ndonjë vepër të mirë, me të cilën njeriu mund t’i afrohet Allahut më shumë sesa me bindje dhe respekt për nënën.“(Buhariu) /Saudin Cokoja)/

Përkthim: Miftar Ajdini