“E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.”

826

Prof.dr. Almir Fatić

“Ve l-Ᾱhiretu hajrun ve ebkā (وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ) – “E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.” (El-A’la).

All-llahu i Plotfuqishëm përmes këtij ajeti na e bënë me dije se bota tjetër, Ahireti, është më e mirë se dynjaja, dhe se e tërë ajo që na premtohet për në Ahiret, është më e mirë dhe e përjetshme. Mirëpo, natyra njerëzore është e tillë që gjërat dëshiron t’i fitojë menjëherë, pa pritur pak ose shumë! Zoti ynë premton dhe jep fjalën e Tij për në Ahiret.

Për shembull, nëse dikush do t’ju ofronte një shtëpi luksoze, buzë detit, në një lagje të mirë, të cilën do të duhej ta paguanit menjëherë dhe shtrenjtë, ndërkohë që ju thuhet se shtëpinë do të mund ta shihni apo ta vizitoni tek pas njëzet e më shumë vitesh! Një gjë të tillë vështirë se do të mund të pranohej. Për më tepër, shumica e njerëzve, do ta konsideronte një gjë të tillë si mashtrim.

All-llahu i Madhërishëm premton për më vonë futjen në Xhennet, ndërsa prej nesh ka kërkuar që të veprojmë dhe të sakrifikojmë prej tash për Të. Duhet thellë të vështrojmë veten tonë dhe të pyesim nëse vërtetë i japim përparësi Ahiretit në raport me dynjanë!

Përktheu nga boshnjakishtja:
Mehas Alija

(Islampress)