Testamenti (vasijjeti) i Pejgamberit (savs)

1494

Falënderimi i takon Zotit të botëve, salavatet dhe selamet i takojnë të Dërguarit të Tij, familjes, shokëve dhe gjithë atyre që e pasojnë për të mirë deri në Ditën e gjykimit.

Vëllezër besimtarë!

Tema e hutbes së sotme është:‘Testamenti i Pejgamberit (savs).’

Davud el-Evdi transmeton nga Abdullah ibn Mesudi (r.a.), se ka thënë: “Kush dëshiron të shikojë në testamentin (vasijjet) e Pejgamberit (savs), në vulën e tij, le t’i lexojë këto ajete:

 “Thuaj: “Ejani t’ju lexojë atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj:
të mos i shoqëroni Atij asnjë send,
të silleni mirë me prindërit,
të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata,
të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta,
mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu të mendoni thellë.

Mos iu afroni pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund t’i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë,
zbatojeni me drejtësi masën dhe peshojën, Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij.
Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit,
dhe zotimin e dhënë Allahut plotësonie.
Këto janë me çka Ai ju porositë kështu që të përkujtoni.

Dhe se kjoështë rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjerae t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që ë ruheni.” (el-En’am, 151-153)

Me një rast Pejgamberi (savs), kishte pyetur: “Kush do t’i marrë nga unë këto fjalë dhe do të veprojë sipas tyre ose do t’ia mësojë dikuj tjetër i cili do të veprojë sipas tyre?”

Ebu Hurejre (r.a.),i thotë: “Unë do t’i marrë, i Dërguari i Allahut!”Thotë: Më kapi për dore dhe mi numëroi 5(pesë) gjëra. Ai më tha:
1- Ruhu nga ndalesat e Allahut – do të jesh njeriu më i devotshëm!
2- Ji i kënaqur me atë që të ka dhënë Allahu – do të jesh njeriu më i pasur!
3- Bëni bamirësi fqinjit tënd – do të jesh besimtar i mirë!
4- Dëshiro për njerëzit e tjerë atë që dëshironpër veten tënde – do të jesh musliman!
5- Mos qesh shumë, sepse, me të vërtetë, e qeshura e tepërt e vdes zemrën!”

O Allah, na forconë rrugën e Islamit.

O Zoti ynë, na ndihmo në rrugë të mbarë. Largoje të keqen nga ne, dhe bëje që veprat tona më të mira, të jenë veprat e fundit në këtë botë!

O Zot, ndihmoju të rrezikuarve që t’i realizojnë të drejtat e tyre!

O Zot, çliroje umetin nga pandemia, nga okupatori dhe nga sundimtarët e dhunshëm!

O Zot, mos na sprovo neve me atë që nuk mund ta përballojmë!

O Zot, mos lejo asnjëherë që të na poshtërojnë apo mposhtin pabesimtarët.       

O Zot, bëje që dita jonë më e lumtur të jetë dita e takimit me Ty! Dhe, me mëshirën Tënde na vendos në xhenetin e përjetshëm! Amin! 

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)