Nëse muslimanët do të ishin muslimanë të vërtetë!

978

• Nëse zemrat e muslimanëve do t’i këndonin tekbiret e bajramit, ashtu siç i shqiptojnë me gjuhët e tyre, përsëri do të ndryshonin rrjedhat e historisë.

• Nëse muslimanët do të mblidheshin rreth të drejtave të tyre, ashtu siç mblidhen rreth Qabesë, askush nuk do të guxonte t’i sulmojë ata.

• Nëse të gjithë do të qëndronin në saff pas një udhëheqësi, ashtu siç bëjnë në namaz, askush nuk do të mund tu qëndronte në rrugën e tyre.

• Nëse do t’i shtrëngonin shpirtrat e tyre, ashtu siç i shtrëngojnë duart e tyre, plotësisht do të çrrënjoseshin arsyet për mosmarrëveshje dhe përçarje mes tyre.

• Nëse do të buzëqeshnin shpirtrat e tyre, ashtu siç buzëqeshin buzët e tyre, ata do të ishin njerëzit më të lumtur nën kupën e qiellit.

• Nëse do ta flijonin egon e tyre, ashtu siç i flijojnë kurbanët e tyre, çdo ditë për ta do të ishte bajram.

• Nëse do të donin për tjetrin atë që duan për vete, do të mbillnin dashuri dhe do ta çrrënjosnin urrejtjen dhe intolerancën.

• Nëse do të zbukuroheshin me moralin më të bukur, ashtu siç i veshin rrobat më të bukura, do të ishin njerëzit më të bukur në rruzullin tokësor.

• Nëse pasurinë e tyre, me dëshirë, do ta pastronin me zekat, nuk do të mbetej asnjë njeri i varfër në Tokë.

Kjo është një thirrje për reflektim, pastaj për ndryshim, sepse neve nuk na ka hije që të jemi ndryshe, pos ashtu siç kërkon prej nesh Allahu i Plotfuqishëm: “Ju (besnikët e Kur’anit) jeni njerëzit më të mirë nga i gjithë populli që janë paraqitur ndonjëherë…“ (Alu Imran, 110)

Le ta përmirësojmë vetveten, në mënyrë që Allahu i Plotfuqishëm pastaj ta ndryshojë gjendjen tonë për të mirë:

“Allahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) për derisa ata ta ndryshojnë veten e tyre.” (err-Rra’d, 11)

Përkthim: Miftar Ajdini