Autor: Amar Bašić
Gjatë vëzhgimit të jetës përreth nesh, vërejmë një fenomen me të cilin mrekullohemi, ndërsa duhet të jetë diçka e natyrshme. Sidomos nëse flasim për besimtarë “praktikues”.
Ne aludojmë se jemi të befasuar, kur i përmendim njerëzit që kur flasin nuk gënjejnë dhe kur premtojnë, e përmbushin premtimin! Është tronditëse kur “termin” politikan nuk e ndërlidhim me premtime të rreme, efendiun me plotësimin e mesazheve të tij nga hutbeja, profesorin të cilin e lumturon mësimi i nxënësve, anëtarin e familjes i cili nuk fsheh asgjë nga pjesëtarët e tjerë të familjes… Kur gënjeshtra bëhet përditshmëri, atëherë gënjeshtra bëhet “e vërtetë”.
Kur’ani i përmend gënjeshtrat në forma të ndryshme. Para së gjithash, e thekson dyfytyrësinë në besim ku ekziston dallim midis besimit dhe veprimit; atëherë gënjeshtra përmendet si një mjet për diskreditimin e të tjerëve. Gënjeshtra përmendet edhe në kontekstin e mohimit të Botës së ardhme, por edhe si një mënyrë për t’i arritur qëllimet e individuale (kujtoni historinë e Jusufit, a.s., dhe vëllezërve të tij).
Besimtari mund të jetë frikacak ose koprrac, por tek besimtari nuk mund të gjendet gënjeshtra, kështu na mësoi Muhammedi salallahu alejhi ue sel-lem.
Pse?
Sepse njeriu që ia lejon vetes një gënjeshtër dhe ia bën atë “hallall”, ia hap derën çdo mëkati tjetër!
Pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë, ai do të mundohet ta gënjejë veten dhe të tjerët se diçka (nuk) mund të kalojë, edhe pse e vërteta është krejt e kundërta. Nëse njeriut i ndodhë të thotë fjalë të pavërteta, ai duhet të pendohet dhe të kërkojë hallallëk nëse i ka bërë dikujt keq.
Lajm i mirë është hadithi në të cilin i Dërguari i All-llahut, salallahu alejhi ue sel-lem, thotë se sinqeriteti shpie në bamirësi dhe bamirësia në Xhennet, ndërsa gënjeshtra në shthurje, dhe shthurja në Xhehennem.
Domethënë, konstantet janë ato që e përcaktojnë rezultatin tonë përfundimtar. Ne jemi në një gjendje depresioni dhe befasie për atë që e përmendëm në fillim të tekstit, pikërisht për këtë arsye: konstantet tona janë gjëra që besimtari as nuk duhet t’i sheh si përjashtime!
Një nga llojet më të këqija të gënjeshtrave është të gënjesh për All-llahun. Është naive se si ne muslimanët heqim dorë nga mundësia që ne po e bëjmë këtë, sepse thuhet se këtë mund ta bëjnë vetëm të pafetë. Sigurisht, këtu ne nuk e nënkuptojmë kufrin ose shirkun, si mosbesim dhe atribuim i dikujt të barabartë me Zotin, por zakonin e përditshëm të mashtrimit të njëri -tjetrit në emrin e Zotit.
Mesazhi për lexuesin është ta rishqyrtojë marrëdhënien e tij me të Plotfuqishmin, sepse sa herë hasim në sprova, edhe pse e besojmë në All-llahun, ato sprova na bindin se nuk i besojmë mjaftueshëm dhe me bindje Atij. A nuk është edhe kjo një gënjeshtër, e cila nuk duhet të gjendet tek besimtarët?!
***
All-llahu i Madhërishëm është i Drejtë dhe asgjë në shoqërinë tonë nuk ndodh rastësisht. Kur të bëhemi shumicë nga ata që thonë: “Unë preferoj që e vërteta të më shpëtojë tek All-llahu, sesa gënjeshtra te njerëzit!”, atëherë gënjeshtra do të pushojë së qeni “e vërtetë”.
Fëmija që i bindet prindit fisnik, fiton kujdes dhe vëmendje edhe më të madhe. Punëtori që i bindet eprorit fisnik, ka përgatitur pozicion të mirë dhe të besueshëm te ai.
Ka ardhur koha për ta gdhendur në mendjet, zemrat dhe jetët tona bindjen që është e pamundur t’i bindemi më Fisnikut, dhe të mos e kemi mbështetjen e Tij?!
sprova, edhe pse e besojmë në All-llahun, ato sprova na bindin se nuk i besojmë mjaftueshëm dhe me bindje Atij. A nuk është edhe kjo një gënjeshtër, e cila nuk duhet të gjendet tek besimtarët?!
***
All-llahu i Madhërishëm është i Drejtë dhe asgjë në shoqërinë tonë nuk ndodh rastësisht. Kur të bëhemi shumicë nga ata që thonë: “Unë preferoj që e vërteta të më shpëtojë tek All-llahu, sesa gënjeshtra te njerëzit!”, atëherë gënjeshtra do të pushojë së qeni “e vërtetë”.
Fëmija që i bindet prindit fisnik, fiton kujdes dhe vëmendje edhe më të madhe. Punëtori që i bindet eprorit fisnik, ka përgatitur pozicion të mirë dhe të besueshëm te ai.
Ka ardhur koha për ta gdhendur në mendjet, zemrat dhe jetët tona bindjen që është e pamundur t’i bindemi më Fisnikut, dhe të mos e kemi mbështetjen e Tij?!
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]