Autor: Amar Bašić
Jo shumë kohë më parë, ndërsa shfrytëzoja transportin publik, isha dëshmitar i një situate të pakëndshme. Domethënë, pas meje bëhej një polemikë a ashpër në mes të disa vajzave dhe zyrtarët që i kontrollonin biletat e pasagjerëve. Natyrisht ato polemizonin, sepse nuk kishin blerë bileta. Inspektori i luti që ta paguajnë biletën, gjë që ato refuzonin; ndërsa sa i takon gjobës së shkruar, njëra prej tyre reagoi në mënyrë shumë të vrazhdë. Meqenëse ishte e pamundur të mos i kushtoja vëmendje kësaj polemike, si edhe të gjithë të pranishmit, edhe unë e ktheva kokën. Por, u trondita fortë, sepse vërejta tre vajza të cilat ishin me mbulesë në kokë! Me dhimbje në zemër dhe turp në sytë e mi, unë i vëreja shikimet e të tjerëve drejt këtyre vajzave dhe pyesja veten se çfarë mendimesh po kalojnë tani në kokat e atyre që nuk e kuptojnë se Islami është i përkryer ndërsa muslimanët nuk janë.
Dijetari bashkëkohor Muhamed Gazali ka thënë se, “gjysmën e përgjegjësisë për mosbesimin e njerëzve në botë e mbajnë njerëzit fetarë të cilët, me fjalët dhe veprat e tyre të këqija, shkaktojnë që krijesat e Tij “ta urrejnë” Krijuesin.
Është fakt se, mund shumë gjëra të mos na pëlqejnë në një sistem të caktuar. Por, të flasësh për një sistem si duhet të jetë, ndërsa vetë ta shkatërrosh, është shenjë se ne nuk ndryshojmë aspak nga ata për të cilët ankohemi. I Dërguari i All-llahut, salallahu alejhi ue sel-lem, në shumë hadithe thekson se ne duhet të kujdesemi për të drejtat e të tjerëve për amanetin që e bartim. Kjo nuk do të thotë që ne do të jemi njerëz pa gabime, por do të thotë se do t’i korrigjojmë veprimet tona kur të vërejmë se bëjmë gabime.
Njoh njerëz të cilëve u është thënë se nuk bën t’i përdorin telefonat ose printerat e punës për qëllime private, nuk duhet të marrin gozhda apo materiale të ndryshme nga kompania apo të hipim në tramvaj pa blerë bileta, dhe ata e morën mësimin dhe nuk veprojnë më ashtu. Por, ekzistojnë edhe të atillë të cilët aspak nuk e marrinë parasysh këtë.
Një qasje e tillë joserioze ndaj jetës, punës ose njerëzve është diçka që i distancon edhe më shumë ata që tashmë janë larg Islamit. Kjo është detyrë e çdo muslimani. Kryerja e namazit, agjërimit të Ramazanit ose shkuarja në haxh është detyrë e çdo muslimani, por me kryerjen e këtyre ibadeteve ne e forcojmë lidhjen tonë me All-llahun dhe përgatitemi për t’i përballuar sfidat e jetës. Dhe pikërisht të qenët parimor dhe korrektë në këto sfida, dhe jo namazi dhe agjërimi ynë, mund t’i mahnit ata të cilëve ne duam t’u themi: njerëz, ky është Islami!
Më të trishtuar në Ditën e Gjykimit do të jetë njeriu i cili vjen me namaz, agjërim, zekat, ndërsa në këtë botë ai qortoi dikë, mashtroi dikë, hëngri mallin e dikujt, derdhi gjakun e dikujt apo ka goditur dikë, ndaj secilit prej tyre do t’i jepen nga veprat e mira të tij, apo do t’i ngarkohen veprat e këqija të dikujt. Çdo kohë ka sfidat e veta, dhe sfida e madhe e kohës sonë është të jemi një nga ata që me veprat e tyre përcjellin mesazhin për të mirën dhe të vërtetën.
***
Një i ri me zë jashtëzakonisht të bukur e thërriste ezanin në një xhami, ndërsa aty pranë jetonte një vajzë jo-muslimane e cila u dashurua me ezanin dhe zërin melodik të djaloshit dhe kërkoi nga i ati që të shkojnë dhe njihen me Islamin. Babai këtë e refuzonte, deri sa nga xhamia e lagjes së tyre filloi të thirret ezani me një zë të pakëndshëm. Kështu vajza hoqi dorë nga ideja e shkuarjes në xhami. Babai i saj u gëzua shumë, dhe shkoi deri te xhamia e lagjes e i tha muezinit, “Unë do të paguajë, vetëm vazhdo ta thërrasësh ezanin në këtë mënyrë!”
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]