Është thënë se: Kush është i pakujdesshëm ndaj rinisë së tij, pleqëria do të jetë e pakujdesshme ndaj tij.
Kushdo që vazhdon në zullum, fundi i tij do të jetë i rëndë dhe nënçmues.
Kush vepron drejtë, do të jetë i dashur deri në fund të jetës, por edhe pas vdekjes.
Kush e frenon gjuhën, do të jetë i sigurt nga gabimet.
Kush është i padëgjueshëm ndaj prindërve, mos të shpresojë në dëgjueshmërinë e fëmijëve të tij.
Kush ushqehet më harram, do të humb mendjemprehtësinë dhe logjikën e shëndoshë.
Kush i ruan lidhjes farefisnore, do të jetojë me dinjitet.
Kush ushqehet me pasuri hallall, do ti pranohen lutjet.
Kush posedon sjellje të mirë, të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. e ka shembull.
Kush kujdeset për jetimin, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. do të jetë shoku i tij.
Kush dërgon shumë salavt mbi Pejgamberin a.s. do ët fitojë shefatin e tij.
saff.ba
Përktheu: A. D. Islampress