Nëse i posedojmë këto tre cilësi, mjaftojnë për xhenetin

624

Në të vërtetë kjo fe është e lehtë dhe e thjeshtë. Nuk është vështirë për ta fituar xhenetin. Për të fituar xhenetin është e nevojshme që tek vetja të ndërtosh tre cilësi.

Këto cilësi i Dërguari i Allahut s.a.v.s i ka përshkruar në një hadith të tij: “Ke frikë Allahun kudo që të jesh, pas një vepre të keqe bëje një të mirë me të cilën do ta fshish të keqen dhe sillu mirë me njerëzit.” (Tirmidhiu)

Pra, për ta fituar kënaqësinë e Allahut dhe për të fituar mëshirën e Tij, ndërsa mëshira e Allahut do të thotë  hyrja në xhenet, duhet të posedosh këto cilësi:

– Devotshmërinë;

– Pendim i vazhdueshëm nga mëkatet dhe vepra të mira me të cilat fshijmë të këqijat;

– Sjellja e mirë.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s në një hadith tjetër, vërtetoi hadithin e parë me fjalët: “Ajo që do ti fus njerëzit më së shumti në xhenet, është  devotshmëria dhe sjellja e mirë.” (Ahmedi).

Andaj të llogarisim veten sa jemi të devotshëm, sa pendohemi dhe si është sjellja jonë?

Përshtati: A. D. Islampress