Si e kuptuan sahabët shehadetin?

895

La ilahe ilallah kishte kuptimin, dritën dhe shijen e saj në jetën e sahabëve. Do të thoshte t’i shisje jetën dhe gjakun tënd Nje të Vetmit.

“Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasurinë e tyre në këmbim të Xhenetit, të cilin ata do t’ua japin – ata do të luftojnë në rrugën e Allahut, pastaj do të vrasin dhe do të humbasin. Ai me të vërtetë ua premtoi atyre në Tevrat, në Inxhil dhe në Kur’an – dhe kush është ai që e përmbush premtimin e Tij më shumë se Allahu? Prandaj gëzohu për besëlidhjen që ke bërë me të.”

Kuptimi i la ilahe ilallah me paraardhësit e saktë është që të mos e kalojsh namazin në xhami për aq kohë sa ke mundesh dhe ke mundësi ta falësh. Seid ibn el-Musejib, Tabiin, betohet në Allahun në agoninë e vdekjes se tij dhe thotë: “Këto dyzet vitet e fundit, myezini nuk ka thënë ezan dhe unë te mos kam qenë në xhami.”

O Seid, ka muslimanë që nuk dinë për xhaminë. Dhe edhe nëse hyjnë në të, vijnë si hipokritë, për t’u dëgjuar, duke u shtirur dhe duke investuar. O Seid ibnul Musejib, ky brez nuk është si ai për të cilin po na informon.

Dhe ata u zëvendësuan nga pasardhës të këqij, të cilët e braktisën namazin dhe ndoqën epshet; ata me siguri do të kalojnë nëpër të keqen.

Rreth Ibn el-Musejibit, Kurani që mësohej në shtëpitë e muhaxhirëve dhe ensarëve në shumë prej shtëpive të sotme është zëvendësuar me këngë dhe muzikë të shthurur. Dhe ne ankohemi ekskluzivisht tek Allahu për gjendjen tonë:

O Zot, na fal dhe mos na ndëshko për përbuzjen tonë!

Dhe ki mëshirë, o Zot, për mëkatet që kemi bërë!

Pse i lutemi Allahut për të mirat që duam, e nëse na ndodhin fatkeqësi – ta harrojmë Atë!

Ne i kërkojmë Atij në det të shpëtojë anijen tonë dhe kur kthehemi në breg – mëkatojmë kundër Tij.

Ne udhëtojmë në ajër të sigurt dhe të qetë dhe nuk biem, sepse mbrojtësi ynë është Allahu.

I Dërguari i Allahut, s.a.v.s, dërgoi një ushtri dhe ishte natë. Ata caktuan dy sahab si kujdestarë:

Ammar ibn Jasir dhe Ubbad ibn Bishr, r.a., për të siguruar Muxhahidët në errësirën e natës.

“Dy sy nuk i prek zjarri: syri që qan nga frika e Allahut dhe syri që shtrihet si mbrojtës në rrugën e Allahut.”

Mirëpo, sot, kur la ilahe ilAllah humbet, në zemrat e mijëra syve ai shikon, lirshëm si bishë rreth e rrotull dhe argëtohet me nderin dhe dinjitetin e të tjerëve dhe harron Zotin e Qiellit dhe të Tokës, të Cilin besojmë se do te arrijë te robi dhe jo robi me synimin për mëkat.

Dhe nëse sytë e tu të tregojnë të metat e njerëzve, thuaj: “O sy, edhe njerëzit kanë sy”.

I Dërguari i Allahut, s.a.v.s, dërgoi çetën e tij, kështu që dëshmorët Ubbad ibn Bishr dhe Ammar ibn Jasir e siguruan ushtrinë. Ammar e pyeti Ubbadeh: “A do ta ruash pjesën e parë apo të fundit të natës?”

“Pjesa e parë e natës,” u përgjigj Ubbade. Çfarë po bënte Ubbad në roje? A ka kënduar apo ka fantazuar? Aspak! Në një natë të ftohtë iu kujtua namazi i natës dhe Zoti i natës dhe i ditës, prandaj u ngrit për ta falur namazin. Mori abdes, u kthye nga kibla, filloi të lexojë suren El-Kehf dhe qau. Këto janë zemrat që e kanë njohur Allahun, andaj Allahu i ka ndihmuar edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Ndërsa ai përkulej, armiqtë e goditën me një shigjetë. E nxori dhe vazhdoi me namazin. Më pas e goditën për herë të dytë, kështu që ai e nxori sërish jashtë. Ai tërhoqi tre shigjeta. Dhe kur u mbulua me gjak, e shkurtoi namazin, e dorëzoi selamin dhe thirri:

“O Ammar, merre rojën tënde. Kështu, Allahu, përveç kujte ska zot tjetër, që armiku të mos hyj në mesin e muslimanëve me sebebin e vdekjes time, unë nuk do ta ndërpritsha namazin.”

Ne jemi ata që kur thërrasin për namaz dhe lufta e lag tokën me gjak të kuq, kthejmë fytyrën nga Hixhazi dhe sjellim tekbir!

Pas këtij brezi erdhën njerëzit që lanë namazin e sabahut, përveç atyre që i mëshiroi Zoti. Ata lanë xhamitë, mushafat, hallkat e diturisë, të cilat vizitohen vetëm nga të zgjedhurit.

Ne jemi ende vazhdimisht duke bërë thirrje për besimin (imanin) dhe njëshmërinë e Allahut (teuhid) të mijëra prej atyre që janë larguar nga Rruga e Drejtë e Allahut të Plotfuqishëm. Në të vërtetë, një nga shkaqet që e bën gjoksin të gjerë është besimi në njëshmërinë e Krijuesit të Lavdëruar dhe të Lartësuar.

Ebu Bekr el-Siddiku u sëmur dhe u pyet: “Çfarë të dhemb?” “Më lëndojnë(dhembin) mëkatet e mia”, u përgjigj ai.

Ebu Bekri është i lënduar nga mëkatet e tij. Ai që dhuroi pasurinë e tij, gjakun e tij, lotët, shpirtin, trupin, natën dhe ditën e tij duke ndihmuar la ilahe illallah! Ebu Bekri është i pari që e permendi Allahun dhe besimtari i parë pas Pejgamberit, s.a.v.s. E megjithatë, mëkatet e tij e lënduan atë. Pavarësisht se disa prej nesh e braktisin plotësisht namazin, ata thonë: “Njerëzit po bëjnë mirë. Allahu është Falës dhe Mëshirues. Besimi është lehtësim.” Ky është Islami dhe besimi (imani) i murxhive, dhe kjo nuk pranohet kurrsesi nga Islami.

“A të thërrasim doktor?” e pyetën Ebu Bekrin dhe ai tha: “Mjeku më ka pare(ekzaminuar).” Ata e pyetën: “Çfarë të tha?” “Vërtet, unë bëj atë që dua”, u përgjigj.

Si mund të ankohem tek Doktori për atë që më ka ndodhur, kur ajo që më ka ndodhur është prej Tij.

Ndërsa udhëtonin nëpër shkretëtirë, sahabët u goditën nga etja. Po kush tjetër bie shi përveç Allahut? Dhe kush ushqen tjetër përveç Allahut? Ky është besimi në njëshmërinë e Allahut. Kush të lumturon tjetër përveç Allahut? El-Ala ibn el-Hadremi u ngrit në këmbë dhe beri lutje: “O i Plotfuqishëm, o i Urtë, O Ti që di çdo gjë, na shuaj etjen!” Në atë moment, një re shiu qëndroi mbi ta. Ra shiu dhe ata e shuan etjen dhe iu falemenderuan Allahut në mëshirën e Tij.

“Omeri, r.a., u ngrit një të premte për të mbajtur një hutbe për njerëzit dhe kishte një ushtri që luftonte në veri, në drejtim të Horasanit. Perdja u hoq nga foltorja dhe Omeri pa ushtrinë e rrethuar. Tha: “O Sarije, kodër! O Sarije, kodër!” Sarije ishte udhëheqëse ushtarake. Ai i tha të ngjitej në kodër, kështu që Sarije e dëgjoi. Omeri zbriti nga minberi dhe sahabët e pyetën: “Çfarë ke parë?” U frigova per Sarijun, qe mos ta befasojn, prandaj e therita,” tha ai.

Pas një muaji, Saria fitoi dhe u kthye, kështu që muslimanët e pyetën: “A ke parë gjë?” Saria tha: “Atë të premte pothuajse ishim shkatërruar. Ne dëgjuam zërin e Omerit që na thërriste. Ne kërkuam strehim tek Allahu dhe pastaj u ngjitëm në një kodër dhe Allahu na dha fitoren.”

Ditën kur zemrat ngjiten pas Krijuesit, Ai do t’u japë atyre fitore si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. E në ditën kur ata largohen nga Allahu, atëherë poshtërohen, nënçmohen, litarët keputen, kështu që besimi në njëshmërinë e Allahut reduktohet vetëm në thënien e fjalës. Mirëpo, sjellja e tyre nuk e tregon këtë, pasi është e ngjashme me sjelljen e perëndimit të shthurur, i cili është larguar nga rruga e drejtë e Allahut dhe ka mohuar la ilahe illlah. Cili është dallimi në mes të këtij njeriu dhe një njeriu që nuk e fal namazin, nuk beson, mbi të cilin nuk ka gjurmë të Sunetit dhe që, përveç kësaj, shqipton Shehadetin?!

Burimi: “Bafcja me arome”

Autori: Aid el-Karni

Përktheu: Sadri Iljazi